Ismail Raxhepi e Sadik Mehmeti
Gjithnjë sipas dokumenteve në shqyrtim, mësojmë se në rrethin e Gjakovës kishte gjithsej 26 imamë, pa i llogaritur edhe dhjetë imamët zyrtarë, të cilët shërbenin edhe si imamë neper xhamitë e imamateve të tyre. Edhe për këta imamë jepen të dhëna: për vendin e lindjes, moshën, përgatitjen e tyre shkollore, numrin dhe datën e dekretit të tyre, pagën vjetore dhe nga kush paguheshin, si dhe vendin e shërbimit. Ajo që vlen të theksohet veçanërisht, është se shtatë imamë ishin hafëzë të Kur'anit, disa prej tyre kishin mbaruar ruzhdien, disa darul-mualimine, e disa të tjerë kishin mbaruar edhe medresenë apo e kishin ndjekur për disa vjet. Të gjithë imamët e qytetit paguheshin nga Vakëfi, ndërsa ata të fshatrave paguheshin nga kontributet e banorëve me të ardhura bujqësore, sipas marrëveshjes, prandaj dhe nuk ishin të dekretuar.
Sipas këtyre dokumenteve, në qytetin e Gjakovës (meqë nëpër fshatra nuk kishte myezinë të emëruar zyrtarisht), shërbenin 16 myezinë. Shumica e tyre, shkruan aty, kishin mbaruar mektebin iptidai, disa kishin ndjekur medresenë, një ishte hafëz i Kur'anit.
Për shumicën e myezinëve jepet viti i lindjes saktësisht. Të gjithë ata paguheshin nga Vakëfi. Më i riu prej tyre ishte myezini i xhamisë së Bash Pazarit (Kryepazarit), Tefik mulla Islami, i vëllai i Hasan ef. Nahit dhe i biri i myderrizit të njohur të Gjakovës, islam ef. Jahiasë, i cili sot jeton dhe vepron në Kajro.
Në qytetin e Gjakovës dhe në fshatrat përreth, shkruan në dokumente, ka pasur 20 teqe, të cilat llogariteshin si institucione të Drejtoratit të Vakëf mearifit të Gjakovës.
Ç’është e vërteta, numri i tyre ishte më i madh, 700 sosh, po ato ishin private, thuhet aty. Sipas atyre dokumenteve, ato teqe u përkitnin shtate tarikateve të ndryshme sa vepronin asokohe në Gjakovë, ndërsa shehlerët që shërbenin në ato teqe, s'kishin kurrfarë përgatitjeje a kualifikimi shkollor thuhet aty, madje asnjeri prej tyre, prandaj dhe nuk ishin të dekretuar nga askush. (15)
Në vazhdim do të japim emrat, vendin, moshën, kualifikimin shkollor, numrin dhe datën e dekretit, pagën vjetore dhe vendin e shërbimit të imamëve e myezinëve të Gjakovës me rrethinën, ashtu si janë të shënuara në dokumentet e vitit 1931.
IMAMET:
1. Hfz. Rushid Aliu, i lindur në Gjakovë, vjeç 70, ka ndjekur medresenë, i dekretuar me vendimin e ish-Ministrisë se Fesë, nr. 5060,10. 8.1926. Paga vjetore 1.800 din., paguhet nga Vakëfi, shërbimet i kryente në xhaminë e Haxhi Ymerit.
2. Mulla Malush Tullumi, i lindur në Gjakovë, vjeç 70, ka ndjekur medresenë, i dekretuar me vendimin e ish-Ministrisë së Fesë, dt. 5. 10. 1930, paga vjetore 800 din., nga vakëfi, në xhaminë e Gecit
3. Hfz. Latif Zena, Gjakovë, vjeç 49, ka ndjekur medresenë, i dekretuar me vendimin e ish-Ministrisë së Fesë, dt. 5. 10. 1930, paguhet 800 din. në vit nga Vakëfi, shërben në xhaminë e Sefes.
4. Mulla Sheqer Ibrahimi, Gjakovë, vjeç 65, ka ndjekur medresenë, i dekretuar me vendimin e ish- Ministrisë së Fesë, nr. 84, dt. 15. 8. 1930, 600 din. nga Vakëfi, shërben në xhaminë e Qylit.
5. Mehmet Saiti, Gjakovë, vjeç 41, ka kryer ruzhdine, i dekretuar me vendimin e ish-Ministrisë së Fesë, nr. 89, dt. 15. 8 . 1930, 900 din., nga Vakëfi, në xhaminë e Hankës.
6. Hfz. Miftar Bokshi, Gjakovë, vjeç 85, ka ndjekur medresenë, i dekretuar me vendimin e ish-ministrisë së Fesë, nr. 279/28, dt. 15. 8. 1930, 600 din., nga Vakëfi, në xhaminë e Qylit.
7. Hfz. Sylejman Fazliu, Gjakovë, vjeç 60, ka kryer ruzhdine, i dekretuar me vendimin e ish-Ministrisë së Fesë, nr. 88, dt. 15. 8. 1930, 600 din., nga Vakëfi, në xhaminë e Kusarit.
8. Mulla Sylë Saiti, Brovinë, 56 vjeç, ka ndjekur medresenë, nuk ka dekret, paguhet nga banorët me prodhime bujqësore, në xhaminë e Brovinës.
9. Mulla Tahir Ahmeti, Molliq, vjeç 24, ka ndjekur medresenë, nuk ka dekret, paguhet nga banorët me të ardhura bujqësore, në xhaminë e Molliqit.
10. Halid Smajli, Batush, vjeç 40, ka ndjekur medresenë, nuk ka dekret, paguhet nga banorët me prodhime bujqësore, në xhaminë e Batushës.
11. Xheladin Mehmeti, Smolicë, vjeç 28, ka kryer mektebin iptidai, nuk ka dekret, paguhet nga banorët me prodhime bujqësore, në xhaminë e Smolicës.
12. Ismail Idrisi, Babaj të Bokës, vjeç 40, ka ndjekur medresenë, nuk ka dekret, paguhet nga banorët me prodhime bujqësore, në xhaminë e Babaj Bokës.
13. Hfz. Halid Hasani, Junik, vjeç 45, ka kryer medresenë, nuk ka dekret, paguhet nga banorët me prodhime bujqësore, në xhaminë e Junikut.
14. Mulla Beqir Edhemi, Junik, vjeç 50, ka ndjekur medresenë, nuk ka dekret, paguhet nga banorët me prodhime bujqësore, në xhaminë e Junikut.
15. Beqir Abdultahu, Voksh, vjeç 47, ka ndjekur medresenë, nuk ka dekret, paguhet nga banorët me prodhime bujqësore, në xhaminë e Vokshit.
16. Hajrullah Edhemi, Dobrosh, vjeç 42, ka kryer Darul-mualimine në Shkup, nuk ka dekret, paguhet nga banorët me prodhime bujqësore, në xhaminë e Dobroshit.
17. Qamil Selim Ferizi, Rrypaj, vjeç 20, ka ndjekur medresenë, nuk ka dekret, paguhet nga banorët me prodhime bujqësore, në xhaminë e Rrypajve.
18. Hfz. Murtza mulla Aliu, Skivjan, vjeç 40, ka kryer Ruzhdine, nuk ka dekret, paguhet nga banorët me prodhime bujqësore, në xhaminë e Skivjanit.
19. Mulla Rexhep Pegani, Carrabreg, vjeç 60, ka kryer Darul-mualimine në Shkup, nuk ka dekret, paguhet nga banorët me prodhime bujqësore, në xhaminë e Carrabregut.
20. Mulla Hidajeti, Drenocë, vjeç 60, ka kryer ruzhdine, nuk ka dekret, paguhet nga populli me prodhime bujqësore, në xhaminë e Drenocit.
21. Junus A. Vokshi, Rizniq, vjeç 50, ka ndjekur medresenë, nuk ka dekret, paguhet nga banorët me prodhime bujqësore, në xhaminë e Rizniqit.
22. Hfz. Sadrudin Ramadani, Prilep, vjeç 55, Posedon ixhazetnamen nga Stambolli, nuk ka dekret, paguhet nga populli me prodhime bujqësore, në xhaminë e Prilepit.
23. Mulla Behluli, Pozhari, vjeç 45, ka ndjekur medresenë, nuk ka dekret, paguhet nga banoret me prodhime bujqësore, ne xhaminë e Pozharit.
24. Xheladin Beqa, Babaj Lloqit, vjeç 45, ka kryer mektebin iptidai, nuk ka dekret, paguhet nga banoret me prodhime bujqësore, ne xhaminë e Babaj Lloçit.
25. Mulla Jakup haxhi Nimani, Cërmjan, vjeç 24, ka ndjekur medresenë, nuk ka dekret, paguhet nga banoret me prodhime bujqësore, ne xhaminë e Cërmjanit.
26. Ahmed Radoniqi, Radoniq, vjeç 30, ka ndjekur medresenë, nuk ka dekret, paguhet nga banoret me prodhime bujqësore, në xhaminë e Radoniqit(16)
MYEZINËT E QYTETIT TË GJAKOVËS
1. Hfz. Sejdi Fazliu, myezin ne Xhaminë e Re, i lindur më 1904 në
Gjakovë, ka ndjekur medresenë, është i dekretuar me vendimin
e ish-Ministrisë së Fesë, nr. 5260, dt. 10. 8. 1926, paga vjetore 1.800 din., paguhet nga Vakëfi.
2. Muhamed Domi, myezin në Xhaminë e Hadumit, vjeç 60, ka ndjekur medresenë, është i dekretuar me vendimin e ish-Ministrisë së Fesë, nr. 5260, dt. 10. 8. 1926, paga vjetore 1.500 din., paguhet nga Vakëfi.
3. Adem Kaqi, në xhaminë e Mulla Jusufit, vjeç 41, ka kryer mektebin iptidai, është i dekretuar me vendimin e ish-Ministrisë së Fesë, nr. 5260, dt. 10. 8. 1926, paga vjetore 1500 din., paguhet nga Vakëfi.
4. Adem Kameri, në xhaminë e Qerimit, i lindur me 1901, ka mbaruar mektebin iptidai, është dekretuar me vendimin e Komisionit te Vakëf-Mearif te Gjakovës, dt. 5. 10. 1930, paguhet 1.300 din., nga Vakëfi.
5. Haxhi Myrteza Ymeri, në xh. e Hankes, vjeç 54, ka mbaruar mektebin iptidai, është i emëruar me dekretin e ish - Ministrisë së Fesë, nr. 5260, dt. 10.8. 1926, paguhet 800 din, nga Vakëfi.
6. Sait Nexhipi, në xh. e Gërqarit, i lindur me 1907, ka ndjekur medresenë, është i emëruar me vendimin e Drejtoratit te Vakëf-Mearifit, nr. 90, dt. 10. 8. 1930, 400 din., nga Vakëfi.
7. Abdurrahman Kuqi, në xh. e Kusarëve, vjeç 64, ka mbaruar mektebin iptidai, i dekretuar me vendimin e ish-Ministrisë së Fesë, nr. 5060, 10. 8. 1926, 500 din., nga Vakëfi.
8. Adem Hasani, në xh. e Qylit, i lindur me 1906, ka mbaruar mektebin iptidai, i dekretuar me vendimin e ish-Ministrisë së Fesë, nr. 5060, 10. 8. 1926, 400 din., nga Vakëfi.
9. Rexhep Hasan Hoxha, në xh. e Haxhi Ymerit, vjeç 71, nuk ka kualifikim shkollor, ka mbaruar mektebin iptidai, i dekretuar me vendimin e ish-Ministrisë së Fesë, nr. 5060, 10. 8. 1926, 1.300 din., nga vakëfi.
10. Murteza Voca, në xh. e Sefes, vjeç 65, ka mbaruar mektebin iptidai, është i dekretuar me vendimin e Drejtoratit te Vakëf-Mearifit me dt. 5. 10. 1930, 1.200 din., nga Vakëfi.
11. Ethem Z. Hasani, në xh. e Mahmud Pashës, vjeç 37, ka mbaruar mektebin iptidai, është i emëruar me vendimin e Drejtoratit..., nr. 86, dt. 15. 8. 1930, 750 din., nga Vakëfi.
12. Mulla Sadik Glloxhani, xh. e Mahmud Pashës, vjeç 60, ka ndjekur medresenë, i dekretuar me vendimin e ish-Ministrisë së Fesë, nr. 5060, 10. 8. 1926, 750 din., nga Vakëfi.
13. Qamil Selimi, në xh. e Halil Efendisë, i lindur me 1908 në Gjakovë, ka ndjekur medresenë, është dekretuar me vendimin e ish-Ministrisë së Fesë, nr. 5060, 10. 8. 1926, 600 din., nga Vakëfi.
14. Halim Shllaku, në xh. e Fetah Agës, vjeç 40, ka ndjekur medresenë, është emëruar nga Drejtorati..., dt. 5. 10. 1930, paguhet 800 din., nga Vakëfi.
15. Tefik Mulla Islami, xh. e Bash (Krye) Pazarit, vjeç 15, është duke ndjekur medresenë, është emëruar me dekret in e Drejtoratit..., nr. 85, dt. 15. 8. 1930, paguhet 800 din. nga vakëfi.
16. Rasim Hasani, në xh. e Sobës, i lindur me 1901, ka mbaruar mektebin iptidai, është i dekretuar me vendimin e ish-Ministrisë se Fesë, nr. 5260, 10. 8. 1926, 500 din., nga Vakëfi. (17)
MEDRESETË
Sipas dokumenteve burimore të kohës, mësojmë se në rrethin e Gjakovës me 1931, punonin vetëm dy medrese, po që nuk ishin të reformuara: Medreseja e Madhe dhe Medreseja e Vogël, me gjithsej 36 nxënës.
Në Medresenë e Madhe, thuhet aty, mësimet i vijonin 25 nxënës me 11 paralele. Myderriz i kësaj medreseje ishte Fahri ef. Iljazi, i lindur me 1906 në Gjakovë. Ai kishte mbaruar Medresenë e njohur të Mehmed pashës të Prizrenit. Në këtë detyrë qe emëruar me vendimin e ish-Ministrisë së Drejtësisë, nr. 1721, dt. 28 janar 1930. Paguhej nga Vakëfi 1.400 dinarë në vit.
Medreseja e Vogël ndërkaq, kishte 15 nxënës, po ashtu me 11 paralele. Myderriz i kësaj medreseje qe emëruar haxhi Jusuf Qarkaxhiu, i lindur në Gjakovë, që asokohe ishte 60 vjeç. Ai kishte mbaruar medresenë në Stamboll. Qe emëruar me vendimin e ish-Ministrisë së Fesë nr. 3959, dt. 4 korrik 1928. Paguhej nga Vakëfi 1.000 din. në vit. (18)
SIBJAN MEKTEBET
Deri me 1931 në rrethin e Gjakovës nuk ishte (ri)hapur asnjë sibjan-mekteb. Kështu, Drejtorati i Vakëf Mearifit i Gjakovës në fillim të vitit 1931 i kishte bërë kërkesë Ulema Mexhlisit të Shkupit për (ri)hapjen e pesë sibjan-mektebeve. Ato do të hapeshin vetëm në vitin shkollor 1932/33.
Kështu, me 1933, duke iu përgjigjur kërkesës së Ulema Mexhlisit në Shkup, nr. 3324, dt. 21 shtator 1933, me të cilën kërkohej raporti vjetor për numrin dhe veprimtarinë e sibjan-mektebeve, ky Drejtorat..., raportonte: Në këtë rreth veprojnë gjithsej 4 sibjan- mektebe: sibjan mektebi i Fetah Agës, sibjan-mektebi i Hankes, i Hadumit dhe i Prilepit.
1. Sibjan-mektebi i Fetah Agës
Ishte mekteb i tipit të përzier. Ishte dyvjeçar. Mësimi mbahej gjatë tërë ditës. Mualim ishte alimi i njohur Jahja Tahir Bakalli. Kishte gjithsej 53 nxënës. Në klasë të parë mësimet i vijonin 20 djem dhe 1 vajzë, gjithsej 21, ndërsa në klasë të dytë 30 djem e 2 vajza, gjithsej 32. 10 prej tyre vijonin edhe shkollën fillore. Sipas moshës 12 nxënës ishin pesë vjeç, 9 gjashtë vjeç, 21 shtatë vjeç dhe 11 tetë vjeç.
2. Sibjan-mektebi i Hankes
Edhe ky mekteb ishte i tipit të përzier. Ishte dyvjeçar. Mësohej gjatë tërë ditës. Mualim ishte Beqir Zenun Baraku. Gjithsej kishte 79 nxënës. Në klasë të parë kishte 22 djem e 18 vajza, gjithsej 40, ndërsa në klasë të dytë 24 djem e 15 vajza, gjithsej 39. 10 prej tyre vijonin edhe shkollën fillore. 17 nxënës ishin të moshës 5 vjeç, 23 gjashtë vjeç, 29 shtatë vjeç dhe 10 tetë vjeç.
3. Sibjan-mektebi i Hadumit
Ishte mekteb i vajzave. Ishte mekteb një vjeçar. Mësohej paradreke. Mualime ishte Xhytie Spahiu. Kishte gjithsej 43 nxënëse, të gjitha në klasë të parë. Prej tyre 15 ishin 5 vjeç, 18 gjashtë vjeç, 10 shtatë vjeç.
4. Sibjan-mektebi i Prilepit
Ishte mekteb i tipit të djemve. Ishte dyvjeçar. Mësimi mbahej paradreke. Mualim ishte hfz. Sadri Ramadani. Mësimet i vijonin gjithsej 70 nxënës. Në klasë të parë 33 djem, ndërsa në klasë të dytë 37, prej tyre 33 ishin pesë vjeç, 27 gjashtë vjeç dhe 10 shtatë vjeç.
Nga sa u tha më lart, mund të përfundojmë se në Gjakovë në vitin 1932 - 1933 kishte gjithsej katër mektebe, një i djemve, një i vajzave dhe dy të tipit të përzier. Tri ishin dy vjeç dhe një ishte njëvjeçar. Numri i mualimëve ishte 4. Në klasë të parë mësonin 75 djem e 62 vajza, gjithsej 137 nxënës. Në klasë të dytë mësonin 91 djem e 17 vajza, gjithsej 108. Në të katër mektebet mësimet i vijonin gjithsej 245 nxënës. (19)
Ç’është e drejta, në vitin 1933 - 1934 në territorin e Kosovës filluan të hapeshin më të madhe sibjan mektebet, si në fshatra ashtu edhe në qytete, në të gjitha ato vende që ishin të banuara me muslimanë.
Në këtë kohë bëhet (ri)emërimi i një numri të madh të mualimëve të këtyre mektebeve. Edhe në rrethin e Gjakovës, do të fillojnë nga puna një numër i konsiderueshëm i sibjan mektebeve.
Kështu, ndërmjet viteve 1933 - 1937, në Gjakovë me rrethinën kemi këtë gjendje të sibjan mektebeve:
1. Sibjan-mektebi i Fetah Agës, kishte gjithsej 2 klasë me 65 nxënës, 2 paralele, me mualim Jahja Tahir Bakalli, i emëruar me dekretin e Ulema Mexhlisit në Shkup, nr. 323, dt. 24.2.1932.
2. Sibjan-mektebi i Hankes, 2 klasë me 58 nxënës, mualim Beqir Zenun Baraku, i emëruar me dekretin e U. Mexhlisit, nr. 324, 24.2.1932. Në këtë sibjan mekteb, me dekretin nr. 271, dt. 21 tetor 1937, që emëruar Zenun Emin Qurdina.
3. Sibjan mektebi i Haxhi Ymerit, 1 klasë 45 nxënës, mualim hfz. Rushid Alushi, i emëruar nga U. Mexhlisi me dekretin nr. 3573/33, dt. 23.2.1934.
4. Sibjan mektebi i Bash Pazarit, 2 klasa me 42 nxënës, mualim Beqir Halil Pozhegu, i emëruar nga U. Mexhlisi me dekretin, nr. 4746/33, dt. 23.2.1934.
5. Sibjan mektebi i Hadumit, i vetmi mekteb i vajzave, 2 klasa me 35 nxënëse, mualime Xhylie Spahiu, e emëruar nga U. Mexhlisi me dekretin nr. 2505/33, dt 19. 9.1933.
6. Sibjan mektebi i Prilepit, 45 nxënës, mualim Hfz. Sadri Ramadani, i emëruar nga U. Mexhlisi me dekretin nr. 321/32, dt. 24. 2. 1932.
7. Sibjan mektebi i Rizniqit, 1 klasë me 30 nxënës, mualim mulla Junus Abdullahu, i emëruar nga U. Mexhlisi me dekretin nr. 437, dt. 12.3.1934.
8. Sibjan mektebi i Pozharit, 1 klasë me 28 nxënës, mualim hfz. Behlul Bala, i emëruar nga U. Mexhlisi me dekretin nr. 436, dt. 12.3.1934. Në vitin 1937 në këtë mekteb mualim do të emërohej mulla Jusuf haxhi Nimani, me dekretin nr. 4127/37, dt. 24.10.1937.
9. Sibjan mektebi i Skivjanit, 25 nxënës, mualim hfz. Murteza mulla Aliu, i emëruar me dekretin e U. -Mexhlisit, nr. 3553/33, dt. 6.1.1934.
10. Sibjan mektebi i Brovinës, 1 klasë me 27 nxënës, mualim Sait Sylejman Brovina, i emëruar me dekretin e U. Mexhlisit, nr. 3552/33, dt. 6.1.1934.
Në vitin 1936, Sait ef. do të emërohej mualim në sibjan mektebin e fshatit Pobërgje, me dekretin nr. 46/36, dt. 6.1.1936.
11. Sibjan mektebi i Carrabregut, 1 klasë me 34 nxënës, mualim mulla Jusuf Lata, i emëruar me dekretin e U. Mexhlisit, nr. 3551/33, dt. 6.1.1934.
12. Në fund të vitit 1934 do të hapej edhe mektebi i Mahmud Pashës me mualim Zenun Emin Qurdina, i emëruar nga Ulema Mexhlisi me dekretin nr. 2287, dt. 5.11.1934. Me datë 19 shtator 1937, me dekretin nr. 3899/37 në këtë mekteb mualim do të emërohej Abdullah Hadri.
13. Në fillim të vitit 1935 fillon nga puna edhe sibjan mektebi i Cërmjanit me mualim mulla Jakup H. Nimani, i emëruar nga U. Mexhlisi me dekretin nr. 899/35, dt. 25.4.1935.
14. Në vitin 1935 hapet mektebi edhe në fshatin Llukë e Epërme me mualim mulla Rexhep A. Gogiqi, i emëruar nga U. Mexhlisi me dekretin nr. 972/35, dt. 25.4.1935.(20)
Fusnotat:
15. Po aty, k. 1, dok. 68, 1931.
16. Po aty, k. 2. dok. 215, 1933.
17. Po aty, k. 1, dok. 68, 1931.
18. Po aty, k. 1, dok, 172, 1931.
19. Po aty, k. 2, dok. 149, 186, 1933.
20. Po aty, k. 3, dok. 171,195, 1934; k. 4, dok. 153,1936; k 5, dok.
131, 1938.