Ndryshe nga tjerët ngjarja e karakterit fetar e njohur si Nata e Kadrit kur filloj zbritja e parë e Kuranit me urdhrin e parë hyjnor Lexo, nxënësit e Shkollës Verore në Ferizaj të Departamentit të Rinisë së KBI Ferizaj e shënuan këtë ngjarje me një aktivitet pak më ndryshe.
Në një performancë publike përgjatë parkut të qyteti deri tek xhamia e madhe, nxënësit e SHVF-së u shpërndan nëpër park të gjithë me libra në dorë duke lexuar, çështje kjo e rrallë për t'u bërë në park.
Qëllimi i kësaj performance ishte pos për të shënuar Natën e Kadrit gjegjësisht zbritjen e urdhrit të parë hyjnor që ishte ‘Lexo’ e që prej tash kjo datë do të quhet Dita e Leximit, qëllim tjetër ishte provokimi i mendjes së intelektuale rreth kësaj thirrje kaq të rëndësishme hyjnore.
Urdhri hyjnor ‘Lexo’ mund të shihet si inspirimi më i madh i së ardhmes për rininë e vendit tonë të cilës veç se i ka humbur çdo motiv për të zënë dije.
Në të njëjtën kohë performimi i tij në parkun e qytetit kishte për qëllim heqjen e komplekseve që i kanë shumë njerëz nga të lexuarit në publik. Mbase vit pas vite edhe këso aktivitete mund të japin fryte konkrete në motivim të qytetarëve tanë për ngritje intelektuale e shkencore.
Përgatiti: Gentian Jetishi
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1375691808.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1375691822.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1375691837.jpg[/img]