Roli i Islamit në parandalimin e dhunës në bazë gjinore

Me organizimin e përbashkët të Agjensionit të Kombeve të Bashkuara kundër dhunës gjinore dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, sot në Gjakovë u mbajt tryeza shkencore me temën “Roli i Islamit në parandalimin e dhunës në bazë gjinore”

Të pranishëm ishin përfaqësues të bashkësive fetare të komunës së Gjakovës, përfaqësues të komunës së Gjakovës, të drejtorive komunale përkatëse, të shoqërisë civile dhe organizatave tjera lokale.
Me fjalët e tyre përshëndetëse u paraqiten zyrtarja përgjegjëse dhe specialistja e programit UNFPA, znj. Visare Mujko – Nimani, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Ahmet ef.Hoxha dhe nënkryetari i komunës së Gjakovës, Agim Koci.
Që të tre u shprehën se dhuna në bazë gjinore është plotësisht e patolerueshme prandaj, siç thanë ata, për parandalimin e kësaj dukurie nevojitet ndihmë nga institucionet dhe mekanizmat përkatëse.
Më pas koordinatori lokal i projektit, Astrit Muhaxhiri, bëri prezantimin e projektit të përbashkët të Agjensioneve të Kombeve të Bashkuara në adresimin e dhunës në bazë gjinore.
Ndërsa në aspektin fetar dhe shkencor në lidhje me këtë temë ligjëruan imami Munir ef.Salkurti me temën “Roli i Islamit në parandalimin e dhunës në bazë gjinore” dhe teologia Besa Ismaili me temën “Pozita e femrës në Islam. “
Ata konstatuan se feja islame jo vetëm që e ndalon, por e dënon ashpër dhunën në baza gjinore, duke e dëshmuar këtë më thëniet kur’anore dhe profetike se njeriu konsiderohet plotësisht i barabartë pa marrë parasysh përkatësinë gjinore.
Në fund, në fjalën përmbyllëse, zonj. Mujko – Nimani, pasi falënderoi të pranishmit në pjesëmarrje, tha se Bashkësitë fetare duhet të ndikojnë në eliminimin e zakoneve popullore, në dallimet mes djalit dhe vajzës. Edukimi është element kyç në parandalimin e dhunës në bazë gjinore. Roli i bashkësive fetare duhet të jetë shumë i madh për këtë arsye them se bashkëpnimi i tyre është i domosdoshëm për luftimin dhe eliminim e këtij fenomeni të shëmtuar.


[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/picture-002_1379606659.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/picture-003_1379606689.jpg[/img]