Myezini filipinas befason sauditët
Muslimanët në Arabinë Saudite janë befasuar pasi kuptuan se kush e thërret ezanin në një xhami lokale në Riad
Pas lajmit të disa mediave në lidhje me zërin e mahnitshëm të myezinit në atë xhami, një numër i madh i njerëzve kurioz shkuan në vendin e ngjarjes për t’u siguruar në vërtetësinë e shkrimit të mediave.
Imami i xhamisë lokale në Riad, Hamza bin Abdul Muttaleb, ka pranuar një filipinas si myezin të vetin, dhe pasi ishte i bindur në aftësitë e tij vokale, vendosi t’i ftoj mediat ta incizojnë duke thirrur ezanin.
Ai u tha atyre që e dëgjuan, se zëri i tij i përngjet zërit të myezinit të xhamisë së madhe në Mekë, Sheikh Mohammed Mulla.
[youtube][/youtube]
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës