Qendra për Studime Islame dhe Civilizim pranë Universitetit Chares Sturt në Australi (CISAC) nxjerr grupin e parë të diplomuarve të studimeve islame në master
Të diplomuarit, me prejardhje të ndryshme etnike, janë të moshës nga 25-83 vjeç.
Studenti më i vjetër, Sheikh Sayed Kandil 83-vjeç, me anë të humorit ka shprehur gëzimin e tij për diplomim.
“Kisha nderin që gjatë gjithë studimeve të jem studenti më i ri, Zoti ju shpërbleftë të gjithëve,” tha ai me shaka.
Rektori i Universitetit, Lawrence Willet, përgëzoi grupin duke thënë: “Sot, me ngritjen tuaj arsimore jeni në pozitë të kontribuoni që Australinë ta bëni një vend më të mirë.”
Edhe Drejtori i CISAC, Prof.Mehmet Ozlap i përgëzoi të diplomuarit. Ai e vlerësoi lartë gjithë punën e bërë gjatë këtyre viteve.
“Kjo është një arritje e madhe, jo vetëm për të diplomuarit, por për të gjithë ekipin CISAC.”
CISAC në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Hulumtimeve Islame(ISRA) ka ofruar arsimim të akredituar Islam pasi që në vitin 2009 të dy institutet kanë nënshkruar marrëveshje me Universitetin Charles Sturt. Aktualisht, ata janë të vetmit në vend që programet e tyre janë të akredituara për studime islame.
Bashkë me studimet islame CISAC dhe ISRA ofrojnë edhe kurse klasike arabe në nivel të shkallës masters.