Bishkek shpallet Kryeqyteti i Kulturës Islame për vitin 2014

Organizata e Bashkëpunimit Islamik e ka shpallur Bishkek-un, Kryeqytetin e Kirgizisë: “Kryeqyteti i Kulturës Islame për vitin 2014”

Ministri i Kulturës, Informacionit dhe Turizmit të Kirgizisë, Sultan Rayev, në mbledhjen e organizuar në Bishkek, tha se në këtë vend, ku 80% e popullsisë është myslimane, gjenden shembuj të bukur të kulturës islame. Sultan Rayev, tha se aktivitet e shumta që do të zhvillohen gjatë të gjithë vitit, do të jenë larg politikës dhe do të kenë plotësisht përmbajtje kulturore.
Ceremonia zyrtare e hapjes së këtij organizimi do të zhvillohet në muajin maj.
Në kuadër të aktiviteteve “Kryeqyteti i Kulturës Islame" do të zhvillohet edhe festivali ndërkombëtar i filmit.
Organizata e Bashkëpunimit Islamik për këto aktivitete çdo vit përzgjedh një shtet dhe kryeqytetin e tij.
Në vitin 2009 u zgjodh Bakuja e Azerbajxhanit, në vitin 2010 ishte zgjedhur Dushanbe, Kryeqyteti i Taxhikistanit./trt/