Edhe Kuba do të bëhet me xhami

Fondacioni Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) ka dërguar një delegacion në Kubë për të diskutuar rreth mundësisë së ndërtimit të një xhamie në kryeqytetin e saj Havana.

Pas takimit me njësinë kubaneze të çështjeve fetare, ndihmësdrejtori i TDV-së, Mustafa Tutkun ka kërkuar leje për fillimin e punimeve dhe ndërtimin e kësaj xhamie.
Xhamia në Havana do të ndërtohet sipas projektit të xhamisë Ortakoy në Stamboll që do të përshtatet mirë me arkitekturën e zonës përreth. Ndërtimi i xhamisë pritet të përfundoj brenda një viti.
Vendi ku duhet të ndërtohet xhamia është përcaktuar, kurse bëhet fjalë për një plan dhe një projekt të gjerë të ndërtimit të xhamisë për muslimanët të cilët ndërtojnë në Karaibe nga ana e administratës turke për çështje fetare.