Ditët e kulturës islame në Torino, Itali

Ditët e kulturës islame do të shfaqen nga COREIS (Komuniteti Fetar Islamik i Italisë), në bashkëpunim me Ministrinë Italiane të Arsimit, Universitetin dhe Institutin e Gjurmimeve, në datat 15-16 Maj 2014 në Torino, Itali.

Kjo ngjarje do të përfshijë një tryezë të rrumbullakët mbi dialogun ndërmjet kulturave dhe pasuesve të feve dhe një ekspozitë me fotografi. Dy dokumentarë mbi të njëjtën temë do të shfaqen në ekran.
Kjo ngjarje kulturore ka për qëllim të shfaqë qasje praktike edukative bazuar në rrugët e ndryshme që përfshijnë dialogun midis kulturave dhe pasuesit e feve dhe nxitjen e edukimit në sjellje të shëndetshme nëpërmjet miratimit të dialogut në shkolla dhe në hapësirën publike.
Objektiva të tjera përfshijnë korigjimin e stereotipeve dhe keqkuptimet për të tjerët, duke hedhur dritë mbi kontributet e mëdha të qytetërimit islam dhe vlerave universale morale që sjell ky qytetërim , dhe zgjerimin e njohurive të qytetarëve në Itali për kulturën e emigrantëve me prejardhje nga vendet islamike.
Rreth 300 nxënës, 20 mësimdhënës, dy drejtorë të dy institucioneve arsimore italiane, zyrtarë nga Torino dhe disa përfaqësues të feve në Itali do të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore.
Kjo është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar nga ISESCO , e COREIS dhe Ministria e Arsimit të Italisë, Universiteti dhe Instituti i Gjurmimve, në vitin 2013. ISESCO do të përfaqësohet në këtë ngjarje nga Dr. Abdelilah Benarafa, ekspert për diversitetin kulturor dhe i politikave dhe dialogut ndërkulturor në Drejtorinë e Kulturës dhe Komunikimit.



Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi
Burimi : ISESCO