Rezultatet e një studimi të ri nga GALUP tregojnë se 73% e qytetarëve amerikanë besojnë se Zoti ka krijuar njeriun.
Sipas këtij studimi 42% e amerikanëve besojnë se Zoti ka krijuar njeriun rreth 10 mijë vjet më parë në formën e sotshme.
31% e tyre besojnë se qeniet njerëzore janë zhvilluar gjatë miliona vjetëve nga format më të ulët të qenieve të gjalla, por procesi i plotë është udhëzuar nga Zoti.
Ndërsa vetëm 19% e amerikanëve besojnë se qeniet njerëzore janë zhvilluar gjatë miliona vjetëve nga format më të ulët të qenieve të gjalla, por Zoti nuk kishte lidhje me këtë.
D.m.th. rezultatet e studimit tregojnë se 73% e amerikanëve nuk e kuptojnë apo thjesht nuk e pranojnë teorinë e evolucionit të Darvinit, teori që mbron idenë se njeriu ka prejardhjen nga majmuni.
Ky numër është dyfishuar që nga viti 1999.