"Dita e Rinisë muslimane" do të mbahet për herën e dytë, viti i dytë, me 15 qershor 2014 në Saint-Denis, një komunë në rrethinat veriore të Parisit, Francë.
Sipas tawhid.fr, "të rinjtë dhe edukimi islam" është tema e këtij edicioni të programit që do të organizohet nga Qendra e Teuhidit në këtë qytetit.
Arsimi, edukimi, në Kur’an, që të jesh musliman në vitin 2014 dhe Roli i rinisë në aktivitete shoqërore dhe kulturore do të jenë temat e ditës.
Pjesëmarrësit në program mund të konkurrojnë në mësimin përmendësh të Kur'anit, garën e këndimit të Kur’anit, lojëra sportive dhe shfaqje që janë të organizuara nga Qendra e Teuhidit.
Një numër i librave islame, fotot e jetës së muslimanëve në Francë dhe fotografi të xhamive të ndryshme që janë sulmuar nga ekstremistët e djathtë dhe armiq të Islamit do të shfaqen në një ekspozitë gjatë ditës.
Fjalime nga intelektualët muslimanë për rolin e të rinjve në eliminimin islamofobisë dhe si të luftohet ekstremizmi fetar janë pjesë tjera të programit që do të zhvillohen gjatë ditës.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/untitled_1402834071.jpg[/img]
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë