Asambleja e përgjithshme e këshillit të shtetit në Greqi ka refuzuar një apel për të parandaluar ndërtimin e një xhamie në kryeqytet, Athinë.
Ndërtimi i xhamisë, e vetmja në Athinë, pritet të fillojë së shpejti pasi plani është miratuar tetë muaj më parë. Xhamia pritet të jetë gati gjashtë muaj pas fillimit të ndërtimit.
Një ndërmarrje private do të ndërtojë xhaminë në Athinë, e cila do të kushtojë 1.292.000 $ (dollar). Xhamia do të ndërtohet në tokën që i përket Marinës Greke në Votanikos, pranë qendër së Athinës.
Derisa planet për të filluar ndërtimin e xhamisë janë gati, ekstremi i djathtë grekë, i politikanëve të Agimit të Artë kanë filluar fushatën kundër muslimanëve dhe imigracionit.
Athina ishte dikur vendi i shumë xhamive gjatë periudhës osmane, por shumë prej këtyre xhamive kanë qenë të mbyllura ose përdoren për qëllime të tjera, pasi Greqia u bë shtet i pavarur, sidomos pas shkëmbimit të popullsisë në mes të krishterëve dhe muslimanëve të Turqisë e Greqisë, shumë xhami u boshatisën.
Megjithatë, Osmanët janë përpjekur të bisedojnë rreth ndërtimit të një xhamie në Athinë, por këto plane dështuan dy herë, herën e parë në vitin 1851 dhe herën e dytë në vitin 1890. Një tjetër plan i udhëhequr nga Egjipti u prish në vitin 1934.
Planet për ndërtimin e një Qendre Islamike për Olimpiadën e vitit 2000, që u mbajt në Athinë, gjithashtu dështuan. Kjo, xhamia, edhe një herë u bë një çështje me vitin 2006, por më pas ministri i infrastrukturës, Makis Voridis ishte i gatshëm për të pranuar projektin.
Megjithatë, në muajin korrik, 2013, ofertat për ndërtimin e xhamisë filluan më në fund, por nuk u pëlqyen nga grupet e ekstremit të djathtë, si Agimi i Artë, të cilët kanë marrë pjesë në një numër të protestave të dhunshme kundër planeve për ndërtimin e xhamisë.
Athina sot është kryeqyteti i vetëm në Evropë që nuk ka një xhami zyrtare për banorët e saj muslimanë.
Burimi: World Bulletin
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi