Djaloshi zemra e të cilit ishte lidhur me fisnikërinë

Një profesor egjiptian tregon ngjarjen në të cilën ai vet ishte dëshmitar:

"Sapo arrita në Kajro, menjëherë shkova në xhami që ta fali namazin e xhumasë. Në sy më ra një djalosh, i cili ishte mbështetur në minber. Në shikim të parë, mu duk simpatik, iu afrova, u njoftuam dhe u shoqëruam. Pas një kohe, unë përsëri shkova në atë xhami për xhuma. Pas namazit të xhumasë e takova babanë e djalit dhe menjëherë e pyeta për djalin. Sapo e përmenda, ai filloi të qajë ...

"Subhan Allah, çfarë ka ndodhur?", e pyeta.

“Djali im ka vdekur”, më tha ai me një gjysmë zëri.

Mbeta i ngurtësuar, nuk dija çfarë t’i them. “Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi”, i thash me zë të vogël.

Duke i fshirë lotët, babai më tha: "Vëllai im, nuk qaj për shkak të vdekjes së tij, por për shkak të gjendjes së tij. Të gjithë ishim dëshmitarë për qëndrimin e tij ndaj veprave të mira. Paratë e kursyera gjithmonë i shpenzonte në vepra të mira. Ai dinte të blinte një audio kasetë me ligjërata, dhe pasi ta dëgjonte ua shpërndante të tjerëve që ta dëgjojnë. Një pjesë të kursimeve i fuste në kutinë për të varfrit në xhami, ndërsa me pjesën tjetër blinte gjëra ushqimore dhe ato ua ndante familjeve të varfra."

“Më trego si vdiç?" e pyeta shkurt.

Babai vazhdoi: "Atë të premte, ishte xhumaja e parë e muajit të Ramazanit, hyri në banjo... u pastrua, veshi rroba të bardha, u parfumos, dhe i tha nënës se do të shkoj më herët për të arritur në Safin e parë. Disa metra para xhamisë, papritmas u shfaq një makinë... e goditi dhe përfundoi në spital. Mjekët luftuan për jetën e tij, por nuk kishte shpëtim, Allahu kishte vendosur ndryshe. Mjekët na thanë se gjendja e tij nuk do të zgjas shumë, dhe për çdo moment ai mund të vdes.

Qëndronim afër shtratit dhe prisnim caktimin e Allahut. Në ato momente nga minarja e xhamisë u dëgjua ezani. Ai hapi sytë, shikoi lart në dritaren prej nga vinte zëri i thirrjes për namaz, ngriti gishtin e tij tregues, shqiptoi shehadetin dhe pastaj mbylli sytë përgjithmonë. Shpirti iu nda nga trupi, por në fytyrën e tij mbeti buzëqeshja.

Agjëroi, u pastrua, u parfumos dhe u nis për në xhami... para derës së xhamisë u pengua... në fund nga kjo botë u nda me shehadet.