“E ardhmja do t’ju takoi muslimanëve. E ardhmja është e tyre", tha Kryepeshkopi i Ortodoksëve të Rusisë, Dimitri Smirnov ka.
Në predikimin e tij të fundit të dielën ai tha se e ardhmja i përket muslimanëve, duke i lavdëruar ata për ndihmën që u ofrojnë të varfërve pa interes, ndryshe nga të krishterët në këtë vend.
"Në fakt, gjatë festave të muslimanëve, njerëzit janë të frikësuar të hyjnë në zonat e tyre (në Moskë), sepse dhjetëra mijëra të rinj muslimanë bien në sexhde, përulen në gjunjë, në tokë, për të adhuruar Zotin", tha Kryepeshkopi i Rusisë, më 10 shtator 2014, sipas World Bulletin.
"Ku keni parë kaq shumë burra ortodoksë? Ju nuk mund t’i shihni ata askund, asnjëherë", shtoi ai.
Këto komentet Kryepeshkopi Rusisë i bëri kur atij iu kujtua një përvojë e përbashkët nga një grua e moshuar, besimtare, anëtare në kishën e tij.
Sipas gruas së moshuar, shoferët muslimanë kurrë nuk morën para sa herë që ajo shkonte në kishë, ndërsa shoferët e krishterë ishin të interesuar vetëm për marrjen e parave.
"Një fëmijë nuk merr para nga nëna e tij, veçanërisht në qoftë se ajo është duke shkuar në kishë për t'u lutur", tha Kryepeshkopi, duke iu referuar shoferëve muslimanë, dhe shtoi se shoferët e krishterë do të thonë: "Kjo është puna ime."
"Një musliman që ju sjellë në kishë është më afër Jezu Krishtit, se sa një i krishterë i cili dëshiron të holla", tha Kryepeshkop Smirnov në asamblenë e tij, "për shkak se shoferi i krishterë nuk ka mëshirë, dhembshuri apo mirësi në zemrën e tij."
"Një musliman nuk është i interesuar të përfitojë nga gruaja e vjetër. Përkundrazi, muslimanët i ofrojnë që ta shëtisin për rreth, ja paguajnë faturat e saj, e marrin në pazar, ja mbajnë qeset, çantën, e përcjellin deri në katin e saj ose deri në ashensor, nëse ka”, tha ai.
Kryepeshkopi, Smirnov, vazhdoi duke thënë: "Për këtë arsye, e ardhmja do t’ju takojë muslimanëve. E ardhmja është e tyre. Ata do të përgatisin këtë vend, sepse të krishterët e sotëm nuk kanë nevojë për këto gjëra."
Islami është feja e dytë më e madhe në Rusi, që e përfaqësojnë afërsisht 15 për qind të popullsisë së saj 145 milionë banorëshe, kryesisht, ortodoksë.
Federata Ruse është shtëpia ku jetojnë rreth 23 milionë muslimanë në veri të Kaukazit dhe në republikat jugore të Çeçenisë, Ingushetisë.
Burimi: OnIslam & News Agencies
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë