Fëmijët muslimanë bëhen shumicë në Britani të Madhe!

Sipas statistikave të fundit në Britaninë e Madhe numri i fëmijëve muslimanë është gjithnjë në rritje.

Një studim nga viti 2011 (sot, ky numër është padyshim shumë më i lartë) tregon se në qytetin e dytë më të madh, Birmingham, nga 278.623 të rinj, 97.099 prej tyre janë regjistruar si muslimanë, krahasuar me 93.828 të krishterë, ndërsa pjesa tjetër janë deklaruar si hindu ose hebre, kishte edhe të tillë që deklaruan veten si ateistë.
Një "trend" i ngjashëm është shfaqur edhe në disa qytete tjera britanike. Është interesant se në tri komunat e Londrës, Newham Red brick dhe Tower Hamlets gati dy të tretat e fëmijëve i përkasin besimit islam.