Dje, pas namazit të drekës në mejtepin e Begova Xhamisë në Sarajevë imami nga Sllovenia Shpend Fidani lexoi ajetet e fundit të Kur’anit dhe kështu përfundoi memorizimin e tërë Kur’anit para Komisionit për hifz të Rijasetit të Bashkësisë Islame.
Përndryshe, kandidatët për mësimin e hifzit 15 ditë, para Komisionit, vazhdimisht lexojnë nga dy xhuze dhe në këtë formë vërtetojnë hifzin e tyre, dhe bëhen hafiz të Kur’anit.
Shpendi ka lindur në vitin 1985 në Sarajevë, pas përfundimit të Medresesë në Mostarë dhe Fakultetit të Studimeve Islame në Sarajevë, në vitin 2011 pranon detyrën e imamit, hatibit dhe mualimit në xhematin e Lubjanës në Slloveni.
"Përveç familjes, në vend të parë, mbështetje të madhe kam marrë edhe nga xhemati im në Lubjanë, haxhi Esad Mulaliqi dhe Myftiu dr.Nexhad Grabusi, i cili, ndër të tjera, më ka mundësuar t’i kaloj gjashtë muaj në Sarajevë, jashtë vendit të punës,që ta përsëris katër herë Kur'anin para muhaffizit Muhammed Lepirit dhe kështu të përgatitem për Komisionin", tha Fidani, i cili së shpejti do të organizojë duanë e hifzit në xhematin e tij në Lubjanë.
Kjo është një ditë e madhe për Bashkësinë Islame në Slloveni, e cila përmes Shpendit fitoi hafizin e saj të parë, në mesin e imamëve dhe në përgjithësi.
Babai i tij, z. Fidani, shkurtimisht komentoi: "Kjo është dita më e lumtur e jetës sime. Nuk mund të përshkruaj se çfarë do të thotë kjo për familjen time. Nuk kam mundur të besoj kur më tha se do të bëhet hafiz..."
Shpendi është i martuar me Sumejën, e cili gjithashtu është diplomuar në Fakultetin e Studimeve Islame në Sarajevë, me të cilin ka një fëmijë.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1414067830.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1414067849.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1414067870.jpg[/img]