Një ekspozitë e re e kaligrafisë islame, në përvjetorin e lindjes së Pejgamberit, Muhammedit (s.s.), u hap në ambasadën turke në Uashington të premten.
Ekspozita, "Dashuria për Pejgamberin" paraqet ajete nga Kur’ani, veprat e Profetit Muhammed (a.s.).
Me rastin e hapjes së Ekspozitës, ambasadori i Turqisë në Uashington, Serdar Kiliç tha: "Kjo ekspozitë është mjaft kuptimplote dhe filloi me kohë në paraqitjen e Islamit nëpërmjet ajeteve kur’anore dhe veprat e pejgamberit tonë, ndërsa Islami dhe vlerat e tij janë abuzuar dhe keqinterpretuar në botë, veçanërisht në Lindjen e Mesme."
Ekspozita së pari është hapur në New York muajin e kaluar.
Ekspozita ”Dashuria për Pejgamberin” do të qëndron e hapur për vizitorët deri më 21 nëntor 2014.
Burimi: World Bulletin
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë