Në Nigeri hapen 72 qendra për memorizim të Kur’anit

Zyra e cila përfaqëson Fondacionin bamirës të Katarit në Nigeri planifikon hapjen e 72 Qendra të Hivzit të Kur'anit dhe 235 xhami.

Sipas gazetës Al-Shark, projekti për ndërtimin e qendrave dhe xhamive në këtë shtet afrikan është vënë në rend të ditës nga fondacioni që nga fillimi i vitit 2014 dhe do të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Projekti kushton rreth 14 milion rialë të Katarit, mbi 11.000 rialë kanë qenë të ndara për ndërtimin e xhamive dhe 656.000 rialë për Qendrat Kur’anore të Hivzit.

Objektivi kryesor i fondacionit është të mbështesë veprimtaritë fetare e kulturore dhe të përmbush nevojat e muslimanëve në Nigeri, duke marrë parasysh që 95 për qind e popullsisë së vendit është muslimane.

Projektet, gjithashtu, kanë ofruar mundësi të mira për punësimin e qytetarëve të vendit.