Imami i Osakës dhe rritja e Islamit në Japoni

Një dijetar egjiptian në Ibaraki, Prefektura e Osakës, thotë se është duke punuar në rritjen e mirëkuptimin mes japonezëve dhe më me shumë se 100.000 muslimanëve që jetojnë në mesin e tyre.

Islami ka lëshuar rrënjët gradualisht në Japoni. Tani në Japoni ka rreth 60 xhami, shumë prej tyre të themeluara në ish-shtëpitë private.
Muhsin Bajoumi 55 vjeçar, imam i një xhamie të tillë dhe një figurë qendrore në Shoqatën Japoneze Hallall, thotë se vetëdija e besimit është në rritje.
“Jo vetëm që ka shumë restorante që shërbejnë ushqim hallall, të gatuara në përputhje me ligjet islame, por kamerierët në restorante jo hallall shpesh pyesin klientët muslimanë për çfarë kanë dëshirë”, thotë ai.
Imam Muhsin Bajoumi ka lindur në periferi të Kajros në vitin 1964 dhe ka arritur të bëhët hafiz, ka mësuar përmendësh Kur'anin, librin e shenjtë të Islamit, kur ishte 9 vjeç, nën ndikimin e babait të tij të devotshëm. Ai studioi Islamin në Universitetin Al- Az-har të Kajros, një nga qendrat kryesore arsimore të Botës Islame.
Universiteti Al-Az-har i dërgon dijetarët nëpër xhamitë në mbarë botën, dhe në vitin 2000 e dërgoi Imamin, Muhsin Bajoumi, në Kobe, Japoni.
Muslimanët filluan të arrijnë në numër të madh gjatë fundit të viteve 1980-ta, kur ekonomia japoneze lulëzonte, në kërkim të vendeve të punës. Ata ishin kryesisht të rinjtë nga Pakistani dhe Indonezia.
Disa prej tyre më pasi u martuan me qytetaret japoneze dhe u bënë banorë të përhershëm, filluan ngritjen e fondeve për t’i kthyer shtëpitë e zakonshëm në xhami dhe qendra të komunitetit, ose për të blerë me kosto të ulët shtëpitë e parafabrikuara për të njëjtin qëllim.
Kështu ishte mjedisi që Imam Muhsin Bajoumi e gjeti kur ai mbërriti në Japoni. Gjatë rrjedhës së 10 viteve që kaloi në Kobe ai pa një rritje të dëshirës në popullin japonez për miratimin e Islamit pas martesës me muslimanët.
"Unë jam dëshmitar, para meje kanë dëshmuar rreth 600 qytetarë japonezë dke përqafuar Islamin", tha Imam Muhsin Bajoumi.



Burimi: The Japan Times
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë