Në vend të yjeve, kategoria e hoteleve do të shënohet me gjysmëhëna.
Në to do të shërbehen ushqimet e certifikuara hallall, dhe do të ketë edhe hapësira për falje, bën të ditur Këshilli i Muftinjëve në Rusi.
Kryetari i Këshillit, Ravil Gainutin, ka përkrahur standardet e hoteleve të zhvilluara nga qendra ndërkombëtare e standardit hallall. Ky është standardi i parë që rregullon shërbimet hotelerike në sektorin turistik të Rusisë.
“Standardi i ri do të promovojë turizmin në Rusi”, tha drejtori i Qendrës Ndërkombëtare për standardin hallall, Ajdar Gazizov.
“Të gjithë hotelet hallall duhet të respektojnë traditën islame, në veçanti gjatë muajit të Ramazanit, derisa në dhomat e hotelit do të ketë hapësira të veçanta për falje”, tha Gazizov.
Hotelet do të kenë xhami dhe palestra të veçanta për gra dhe burra.