Udhëheqëset e DG-së të Kryesisë së BIK vizituan KBI në Gjakovë

Udhëheqëset e Departamentit të Gruas të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Vaxhide Podvorica dhe Hanife Kastrati, vizituan sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë

Ato u pritën nga Kryetari i KBI të Gjakovës, Ahmet ef.Hoxha dhe kryeimami Visar ef.Koshi, të cilët u dëshiruan mirëseardhje dhe i falënderuan për vizitën.

Pasi i falënderuan për pritjen, mysafiret nga DG i njoftuan për planet dhe projektet e DG-së në të ardhmen. Ato u interesuan për bashkëpunim rreth organizimit të ligjëratave, tribunave dhe mësim besimit, e në veçanti për themelimin e departamentit të gruas në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë.

Kryetari Hoxha shprehu gatishmërinë për çfarëdo lloj bashkëpunimi dhe i njoftoi se së shpejti pritet të themelohet departamenti i gruas, dhe i rinise në kuadër të KBI të Gjakovës sepse ka kohë që është duke u punuar në këtë drejtim.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1429698913.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1429698893.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1__1429698868.jpg[/img]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)