Departamenti i Gruas i BIK-ut ndihmon “Mendoj për ty”

Më 08. 06. 2015, në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës përfaqësueset e Departamentit të Gruas të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhuruan fustane/funde për të ndihmuar në instalacionin artistik “Mendoj për ty”, të artistes Alketa Xhafa-Mripa, i cili instilacion po u dedikohet grave që kanë mbijetuar dhunën seksuale gjatë luftës, ndërsa është organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, institucion ky i themeluar dhe i udhëhequr nga vetë Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga.

Në këtë mënyrë kemi dashur që, edhe një herë si Departament i Gruas, të shprehim solidarizimin tonë me këto viktima.
Përndryshe, Departamenti i Gruas i BIK-ut tash e një dekadë aktivisht ka predikuar për nevojat e integrimit pa asnjë dallim të këtyre grave në shoqërinë kosovare.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1434104800.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1434104821.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1434104842.jpg[/img]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)