Nis ndërtimi i xhamisë së parë në pjesën veriore të Mitrovicës
Në Suhodoll të Mitrovicës është vendosur gurthemeli i xhamisë së re, e cila ka nisur të ndërtohet.
Kjo është edhe xhamia e parë e cila po ndërtohet në pjesën veriore të Mitrovicës.
Kështu ka lajmëruar hoxha Sabri Jonuzi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Jonuzi po ashtu ka ftuar të gjithë muslimanët që të japin kontributin e tyre në ndërtimin e kësaj xhamie, e para në këtë territor të Kosovës.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës