Një natë nëna u ul t’i ndihmoj fëmijët e saj që t’i përsërisnin mësimet. Ndërsa djalit 4 vjeçar ia ofroi një fletë të zhgarravis në të dhe ta lë të qetë, që t’ju shpjegon fëmijëve mësimet e tyre.
Ndërkohë asaj i kujtohet vjehrri, plaku i moshuar i cili banonte në një dhomë të veçuar jashtë shtëpisë, të cilit ende nuk ia kishte dërguar ushqimin. Ajo, herë pas here, i shërbente vjehrrit aq sa kishte mundësi. Burri i saj ishte i kënaqur me shërbimet që ia bënte gruaja babait të tij, i cili nuk lëvizte nga dhoma për shkak të sëmundjes së tij.
Pasi ia dërgoi ushqimin, ajo u kthye tek fëmijët dhe pa që djali i saj i vogël po pikturonte disa katrore dhe u vendoste nga një shenjë, gjë që asaj i bëri përshtypje dhe e pyeti:
- Çfarë po pikturon?
- Unë po pikturoj shtëpinë time kur të rritem dhe të martohem.
Nëna e gëzua me përgjigjen e tij dhe vazhdoi ta pyes:
- Po mirë, atëherë më trego, si i ke caktuar dhomat?
Djali filloi t’i tregoj:
- Kjo është dhoma e gjumit, kjo është dhoma e pritjes dhe kjo është kuzhina.
Ndërsa jashtë këtyre katrorëve kishte lënë edhe një të veçuar. E çuditur, nëna e pyeti:
- Çfarë është kjo dhomë jashtë shtëpisë?
E ai u përgjigj:
- Ajo është për ty. Aty do të jetosh kur të plakesh, ashtu siç jeton gjyshi. Kur i dëgjoi këto fjalë, u trondit dhe vazhdoi të mendojë me vete. A mos vallë fëmijët e mi do të lejojnë që të jetoj vetëm? A mos vallë nuk do të kem mundësi të jetoj me ta dhe të bisedoj me ta, dhe s’do të kem mundësi t’u rri pranë? Me kë do ta kaloj jetën?! Menjëherë i shkoi ndërmend të bëj një ndryshim dhe ta rregullon gabimin para se të kalonte koha. Shkoi në dhomën e pritjes dhe filloi t’i largoj gjërat e saj dhe t’i vendos gjërat e vjehrrit të cilat ndodheshin në dhomën e veçuar.
Kur u kthye bashkëshorti, e vërejti ndryshimin që kishte ndodhur në shtëpi dhe e pyeti bashkëshorten e tij.
- Çfarë ndodhi, pse ky ndryshim?!
Ndërsa ajo iu përgjigj:
- Zgjodha për ne, në të ardhmen, dhomën më të mirë të shtëpisë. Burri i gëzuar e kuptoi çfarë kishte për qëllim gruaja.