Një serb demolon minaren e xhamisë së fshatit Velekincë të Gjilanit

Ditën e diele, gjatë kohës së namazit të ikindisë, një serb nga Pasjani, B.V, i moshës 35-vjeçare ka hipur dhe ka dëmtuar minaren e xhamisë në fshatin Velekincë të Gjilanit.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili gjithashtu ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes, ku ka treguar se Policia e Kosovës kishte arritur në vendin e ngjarjes në momentin kur ai ishte duke dëmtuar minaren.
Policia kishte tentuar të negociojë me të, por pasi serbi nuk kishte përfillur urdhrat e Policisë, dhe pas refuzimit për bashkëpunim, Policia është detyruar të ndërhyjë me ç ‘rast kanë arritur që ta zbresin nga minarja dhe ta arrestojnë.