Në medresenë e Gjilanit, të martën, më 18 tetor, u zhvillua edicioni i tretë i konferencës Akademia për Etikë dhe Motivim.
Kjo ngjarje nisi me lexim prej Kurani nga nxënësi Bujamin Zairi. Më pas koordinatori Mr. Arben Neziri përshëndeti të pranishmit si nikoqir i këtij eventi.
Më pas me fjalime motivuese u paraqitën prof.Dr. Qazim Qazim, prof. Xhevdet Rusinovci dhe nxënësi Lirim Beqiri.
Folësit ndanë përvojat e tyre jetësore dhe profesionale në formë të këshillave të gjalla dhe të materializuara në sukseset e tyre.
Moderatori i këtij eventi Aid Bunjaku njoftoi që AEM#4 do të zhvillohet në fund të muajit vijues.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1476967202.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1476967224.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1476967238.jpg[/img]
Kryetari i Këshillit të Nxënësve
Nx. Drilon DEMELEZI.