Bajram Dizdareviç është hafizi i parë i Kuranit që ka përfunduar Medresenë "Mehmet Fatih" në Podgoricë. Ai gjithashtu është edhe hafizi i parë i Kur'anit në vendlindjen e tij, pas shumë dekadash.
Me dhënien e provimit para komisionit për hifz në Sarajevë, 20 vjeçari Bajram Dizdareviç nga Tuzi, afër Podgoricës, ka marrë titullin e hafizit të Kur'anit dhe u bë hafizi i parë në vendlindjen e tij, pas saktësisht 65 vitesh.
Për Dizdarevicin dhe zonën e Podgoricës e të Tuzit ky akt është i veçantë për dy arsye.
Bajram Dizdarevic është hafizi i parë i Kuranit që ka përfunduar Medresenë "Mehmet Fatih" në Podgoricë, dhe është hafizi i parë i Kur'anit nga vendlindja e tij pas shumë dekadash, pasi që pas vdekjes së Hafiz Hasan Haxhiablahoviç nga Tuzi, në janar të vitit 1951, dhe Hafiz Shukri Bakaloviç, Podgorica mbeti pa hafiz.
Dizdareviç thotë se që nga mosha e re ka filluar të mësoj Kur'anin dhe se qëllimi i tij ishte që një ditë të bëhet hafiz, prandaj sot ndjehet shumë i lumtur.
"Kur diçka dëshiron dhe për këtë përpiqesh për një kohë të gjatë, atëherë ndihesh shumë mirë. Emocionet përzihen, sepse njeriu mërzitet kur diçka kaq e bukur ‘përfundon’. Por, që kjo të mbahet në vazhdimësi, duhet të përsëritet në mënyrë konstante. Ky është një objektiv i cili është i patejkalueshëm në jetën e besimtarit, dhe kur kjo arrihet atëherë vetes duhet t’i jepni një detyrë tjetër, ashtu që jeta e besimtarit të mos demotivohet. Mësimi i Kuranit paraqet pjesën më të bukur në jetën e besimtarit. Bukuria shtohet nëse kësaj ia bashkëngjisim edhe të mësuarit e Kuranit përmendësh dhe të menduarit për mesazhet dhe urtësitë e tij, e në fund këtë dituri ia transmetojmë njerëzve të tjerë. Prandaj është shumë e rëndësishme që Kur'anin ta zbatojmë në jetën tonë të përditshme dhe çdo ditë t’i përtërijmë këto mesazhe, ashtu që Ku'ranin ta bëjmë gjithmonë aktual", thotë Hafiz Bajram Dizdareviç.
Hafiz Bajrami ka lindur më 20 shkurt të vitit 1996 në Tuz. Ai është i diplomuari i gjeneratës së tretë të Medresesë "Mehmed Fatih" në Podgoricë. Aktualisht është student i vitit të tretë të Fakultetit të Studimeve Islame në Sarajevë.