Gjatë orës së mësimit profesori nxori 500 euro dhe i pyeti studentët: "Kush i dëshiron këtë 500 euro?"
Shumica prej tyre ngritën duart, në shenjë pëlqimi.
Profesori ndrydhi monedhën dhe përsëri pyetjen: "Kush e dëshiron tani, kështu të ndrydhur?"
Studentët përsëri ngritën duart.
Kësaj radhe profesori e hodhi monedhën në tokë dhe filloi ta shkelë me këmbë, e njollosi dhe ashtu të përlyer, e të shkelur e mori në dorë dhe përsëri pyeti : "A e dëshiron përsëri dikush nga ju këtë 500 Euro?"
Edhe kësaj radhe studentët ngritën duart.
Atëherë profesori u tha: "Shpresoj që nga kjo të keni mësuar diçka të rëndësishme”
“Ju e patë se çfarë bëra me këtë monedhë. E ndrydha, e shkela, e njollosa, dhe pas të gjithave ju përsëri e dëshironi sepse edhe në këtë gjendje ajo nuk e ka humbur vlerën e saj, përsëri mbetet 500 euro. Kështu jemi edhe ne, ndonjëherë demoralizohemi, gjunjëzohemi, ndrydhemi për shkak të gabimeve e vështirësive dhe atëherë mendojmë se e kemi humbur vlerën tonë. Mos lejoni që humbja e shpresës t’ju fshijë ëndrrat tuaja. Vlera e një gjëje është për sa ju e vlerësoni dhe për sa ju kini besim, andaj për vete zgjidheni çmimin më të lartë!