Ndërmarrësi pejan, Adnan Hyseni në koordinim të plotë me z.Muhamed Mavraj - përfaqësues i Këshillit te Bashkësisë Islame në Pejë dhe shoqatës "Bereqeti", dega në Pejë kanë dhuruar ndihma në ushqim për familjet skamnore.
Pakot ushqimore, ku secila në vlerë prej më shumë se 100 euro janë shpërndarë për 40 familje në nevojë.
Angazhimi për t’u ndihmuar sa më shumë familjeve në nevojë kanë bërë që këta dy të rinj tē qytetit të Pejës janë bërë ikonë e vazhdueshme e humanizmit dhe kjo është duke vazhduar.
z.Adnan Hysenaj shpreh falenderimet më të përzemërta për të gjithë ata që e ndihmuan dhe e përkrahën që ta realizon këtë akt human për familjet që janë në kushte të vështira ekonomike në këto ditë të ftohta dimri.
Edhe arkatari i KBI-së z.Muhamed Mavraj dhe përfaqësuesi i shoqates humanitare "Bereqeti" shprehi një falenderim të përzemërt për këtë iniciativë e cila u finalizua me sukses dhe përmes kësaj arritën që për një kohë të shkurtë përmes donatorëve ta përfundojnë kētë akt human.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1482613316.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1482613348.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1482613369.jpg[/img]