Myftiu Tërnava në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik në FSI

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, mori pjesë në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik 2017/18, e cila u mbajt në Fakultetin e Studimeve Islame, organizuar nga dekani i këtij fakulteti, prof. dr. Fahrush Rexhepi

Në fjalën e tij, dekani Rexhepi duke i përshëndetur studentët dhe stafin pedagogjik uroi për një vit të mbarë dhe të suksesshëm dhe theksoi faktin se FSI-ja ofron kushte mjaft të përshtatshme për zhvillimin e mirëfilltë të procesit arsimor.’’Fakulteti i Studimeve Islame ofron staf të kualifikuar dhe kompetent, literaturë bashkëkohore e profesionale si dhe program mësimor bashkëkohor, i cili përmbush nevojat e studentëve dhe të besimtarëve të trojeve tona. Në këtë vit akademik ne kemi botuar pesë tituj të librave profesionale shkencor, të përgatitur nga profesorët tanë “-theksoi Rexhepi.
Ndërsa në fjalën e tij, Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, pasi uroi studentët dhe stafin akademik për këtë vit akademik, tha se tashmë ekziston një klimë shumë më e mirë mirë në krahasim me rrethanat që ishin në kohërat e mëhershme të sistemit komunist, kur bëhej thirrje për mosbesim e luftohej Islami në rrugë, medie, shkollë dhe thuajse kudo, ngase kështu mendonin se duhet të jetë e ardhmja e këtyre vendeve dhe këtij rajoni dhe botës mbarë./bislame/

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1507194445.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1507194473.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1507194458.jpg[/img]