“Kanceri i gjirit, sfidat dhe parandalimi”

Me rastin e muajit kundër sëmundjes së kancerit të gjirit, më 12 tetor, Departamenti i Gruas i BIK-ut organizoi ligjëratë me temën: “Kanceri i gjirit, sfidat dhe parandalimi”.

Ligjërata u mbajt në Fakultetin e Studimeve Islame në Sallën e Konferencave.
Fillimisht të pranishmet me një fjalë rasti përshëndeti z. Vaxhide Bunjaku përgjegjëse e Departamentit të Gruas e cila përkujtoi vlerën dhe rëndësinë e shëndetit.
Për sëmundje të kancerit të gjirit në mënyrë të shkëlqyer e shtjelloi Ass. Dr. Vildana Goga- Çmega e cila tha se “lufta kundër kancerit të gjirit është betejë e vazhdueshme jo vetëm për gruan por për tërë shoqërinë”. Ajo përcolli mesazhin e saj tek të gjitha femrat që një ekzaminim i kryer në momentin e duhur shpëton jetë.

Këtë organizim e udhëhoqi Sumeja Kqiku- studente në FSI.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1507899873.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1507899811.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1507899827.jpg[/img]