Një ngjarje humane ka ndodhur të premten në Gjakovë ku pas plot shtat vitesh familja Haxhosaj ia shtrin dorën e pajtimit familjes Dreni.
Përveç familjarëve të të dy palëve, të pranishëm ishin përfaqësues të Bashkësive fetare nga komuna e Gjakovës, politikanë si dhe qytetarë të shumtë.
Ky akt burrëror është vlerësuar si shumë i rëndësishëm dhe shembull për raste të tjera.
“Një akt i madh nga Familja Haxhosaj, e cila i fali gjakun familjes Dreni, sot bëri që ne të kemi edhe një pajtim, edhe një liri për anëtarët e familjeve shqiptare.
Tradita jonë duhet të na bëjë që të jemi unik dhe familje e madhe që jeton në paqe e harmoni.”
Ju lumtë për aktin e sotëm!
Ka shkruar në profilin e vet në “Facebook”, Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje.