“Muhamedit a.s., gjurmët e të cilit nuk i mbuloi historia”

Departamenti i Gruas i BIK-ut dje më 29.11.2017. në sallën e kuqe të Pallatit të rinisë në Prishtinë organizoi program kulturo-fetar kushtuar lindjes së Muhamedit a.s.

Përveç ligjëratës të mbajtur nga profesorët e nderuar Driton Arifi dhe Besa Ismaili, ilahive nga kori i vajzave të Medresesë dhe grupi " Vizionaret e Dritës", si dhe monologut nga Hafsa Abazibra, pjesë e këtij programi kulturo-fetarë ishte edhe ndarja e çmimeve për fitueset e tri vendeve të para të shkruara për esenë: "Muhamedi a.s. Shëmbëlltyrë e njerëzimit".

Çmimi e parë u nda për Bardha Kçiku-Luma, çmimi i dytë për Valdrina Abdullahu dhe çmimi i tretë për Rineta Nitaj.

Në këtë program morën pjesë përfaqësues të institucioneve fetare, OJQ-vë të ndryshme, pjesëmarrës nga shumë komuna të tjera.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1512042127.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1512042137.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1512042146.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1512042157.jpg[/img]