Përkthimi i Kuranit në shqip nga H. Sherif ef. Ahmeti
Përkthimi i Kuranit nga H. Sherif ef. Ahmeti është bërë tekstualisht me komentim. dhe është botuar bashke me tekstin origjinal, Përkthimin në fjalë e karakterizon qëndrimi besnik i përkthyesit ndaj tekstit origjinal, përdorimi i kllapave, në shumicën e rasteve për fjalët sqaruese dhe komentim i gjerë i shumë ajeteve kuranore.
Komentimi i këtij përkthimi është bërë në formën e fusnotave, me një përmbajtje të përgatitur në mënyrë shumë profesionale nga përkthyesi. Në të janë përfshirë fusha të ndryshme të mësimeve islame siç janë fusha e akaidit-besimit, fikhut-jurisprudencës islame, ahlakut-moralit islam, Tarihit-historisë së pejgamberëve dhe popujve të tyre, duke filluar që nga Ademi a.s. e deri te Muhamedi a.s. etj. Andaj ky lloj komentimi përveç që ia bënë të mundur lexuesit për ta kuptuar me lehtë edhe më drejtë domethënien e Kuranit, e pasuron edhe me njohuri të rëndësishme të mësimeve islame.
Pavarësisht nga komentimi në fjalë edhe në këtë përkthim të Kuranit janë bërë disa lëshime dhe gabime të ndryshme, praninë e të cilave si shembull po i cekim në këto tri raste:
Ajeti 43, i sures En-Nisa, është përkthyer: "O ju që besuat, mos iu afroni namazit, duke qenë të dehur, derisa të dini se ç'flisni, e as duke qenë xhunub (të papastër) deri sa të laheni, përpos kur jeni udhëtar. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim ose ndonjëri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyj eni dheun dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart (tejmum), Allahu shlyen dhe falë mëkatet".
Fjala në fillim të ajetit: "ja ejuhel-ledhine amenu", më e arsyeshme ka qenë të përkthehet: "O ju që keni besuar", se sa "o ju qe besuat", ngase kjo e fundit nënkupton se fjala është për ata që sapo kanë besuar. Fjala "nga ultësira" është e tepërt, ndërsa fjala" nevojtore" nuk duhet të futet në kllapa. Ndërsa fjala: "evlamestumun-nisae", tekstualisht do të thotë: "ose i keni prekur gratë", e që nënkupton marrëdhëniet intime me to. Tek e fundit më me vend do të ishte për kthimi: "ose keni pasur kontakt me gratë" se sa siç është përkthyer ose: "keni takuar gratë", sepse fjala takim do të thotë kur takohet ose has dikë, madje mund të jetë edhe spontanisht.
Fjala: "Fetejememu saiden tajjibën": do të thotë, mësyj eni dheun e pastër (merrni tejmum), andaj fjala: "tajjibën", e pastër, nuk është përkthyer fare.
Fjala: "femsehu" do të thotë: lëmoni, ose përshkoni, e jo "fërkoni" siç është përkthyer. Pas fjalëve: "Fytyrat dhe duart" është lëshuar fjala "tuaja". Dhe në fund fjalët: "Inallahe kane afuvven gafura" do të thotë:
"Vërtet Allahu është shlyes dhe falës i mëkateve", e jo siç është përkthyer: "Allahu shlyen dhe falë", ngase me mos përkthimin e foljes "kane" _II është" dy emrat apo cilësitë e Zotit janë shndërruar po ashtu në folje. Andaj, ajeti në fjalë më me vend është të përkthehet:
"O ju që keni besuar! Mos hyni në namaz kur jeni të dehur', derisa të dini se çka po thoni, as kur jeni (xhunub) të papastër, përveç duke qenë udhëtarë, deri sa të laheni. Ndërsa nëse jeni të sëmurë ose në udhëtim apo ka ardhur ndonjëri prej jush nga tualeti ose keni pasur marrëdhënie intime me gratë dhe nuk gjeni ujë (për t' u larë) atëherë merrni tejmum me dhe të pastër, lëmoni fytyrat dhe duart tuaja (deri me bërryla), Vërtet Allahu është shlyes, e falës (i mëkateve)".
Ajetet 4-5 e sures, El-Kader, janë përkthyer: "Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit" .
Fjala: Tenezzelul melaiketu, do të thotë: "Zbresin engjëjt, e jo të zbresin". Sipas kësaj të fundit nënkuptohet se engjëjt në atë natë i zbresin vetëm Muhamedit a.s., e kjo nuk qëndron. Me këtë rast fjala atë natë në kllapa e ka deformuar kuptimin, andaj me heqjen e saj mund të përmirësohet kuptimi i ajetit. Me lejen e Zotit të tyre në të zbresin engjëjt. Fjala: "emër", e ka kuptimin edhe urdhër ose vendim. Ndërsa fjala sqaruese çka cakton Zoti në kllapa pas fjalës" Ajo", nuk përputhet fare me përmbajtjen e tekstit origjinal, sepse fjala "hije" _" Ajo", është lidhëse që ka të bëjë me fjalën: "lejletul - kadër", Natën e Kadrit, e jo me fjalën paraprake, "min kul-li shej in" , për secilën çështje dhe se fjala "hije" është e gjinisë femërore ndërsa fjala: "emër" është e gjinisë mashkullore. Andaj me fjalët: "selamun hije" ajo është paqe, ka të bëjë me natën e Kadrit, e jo me atë, "që e cakton Zoti", siç është përkthyer. Pas këtij korrigjimi ajeti në fjalë mund të përkthehet si në vijim: "Zbresin engjëjt dhe Xhibrili në të, me lejen e Zotit të tyre për çdo çështje. Ajo (natë) është paqe deri në agim të mëngjesit" .
Ajetet 1-2, e sure s El-Mesed, janë përkthyer: "Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar. Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi".
Fjala: "Tebbet jeda", ka karakter mallkues dhe do të thotë: "Ju thafshin dy duart", andaj nënkupton shkatërrim të pjesshëm, e jo siç është përkthyer: "Qoftë i shkatërruar", sepse kjo nënkupton shkatërrim të tërësishëm, ku për këtë në gjuhën arabe thuhet "heleke", Në anën tjetër edhe te ne kur dikush e bënë një punë keq, në shqip i thuhet: "ju thafshin apo ju marrshin duart", e nuk i thuhet: "ju shkatërrofshin". N dërsa fjala: "ve tebbe", ka të bëjë me shkatërrimin e tij të tërësishëm dhe do të thotë: "edhe ai vet u thaftë ose u shkatërroftë". Mirëpo, përkthimi i saj sipas H. Sherifit me fjalët: "e ai më është shkatërruar", nuk përputhet me realitetin, sepse nga kjo nënkupton se Ebi Lehebi në atë kohe ka qenë i shkatërruar, ndërsa faktikisht ai është shkatërruar shumë më vonë, pas luftës së Bedrit.
Gjithashtu edhe fjalët: "ma agna anhu", në fillim të ajetit të dytë, edhe pse kanë ardhur në trajtën e kohës së kaluar, qëllimi është për kohën e ardhme, ngase nuk ka të bëjë me një lajmërim për atë që ka ndodhur, por për atë që do të ndodhë. Andaj kuptimi i tij është: "Atij nuk i bënë dobi (për të shpëtuar), e jo siç është përkthyer: "Atij nuk i bëri dobi". Fjala: "ma kesebe", përveç kuptimit çka fitoi ai, sipas Dahakut do të thotë: "edhe çka punoi ai", ndërsa sipas Katades nga Ibën Abasi r.a. ajo nënkupton djemtë e tij.
Andaj përkthimi më i saktë i këtyre dy ajeteve është si në vijim: "Ju thafshin dy duart Ebu Lehebit, edhe ai (vet) u thaftë. Atij nuk i bënë dobi as pasuria e tij, as ajo çka fitoi ai".
Kurani i përkthyer me koment nga H. Sherif ef. Ahmeti është ribotuar disa herë, ndërsa me një rast ai u ribotua nga mbreti Fahd i Arabisë Saudite në Medine, në tirazh prej një milion ekzemplarësh.
Përveç përkthyesve në fjalë, një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë për lëshimin e gabimeve të tilla në tri përkthimet e lartpërmendura të Kuranit e kanë edhe recensentët dhe botuesit e tyre. Të parët për shkak të pakujdesisë së duhur ose të paaftësisë së mjaftueshme profesionale, ndërsa këta të fundit për shkak të mos caktimit të një këshilli botues, i cili do ta kishte verifikuar saktësinë e përkthimit të tyre dhe do t'i kishte korrigjuar gabimet e lëshuara në to.
Ndërkaq një pjesë e lëshimeve dhe gabimeve në këto tri përkthime të Kuranit, mund të jetë bërë nga lektorët ose korrektorët e tyre, ngase të parët duke u përpjekur për ta harmonizuar renditjen e fjalëve sipas natyrës
së gjuhës shqipe shpeshherë shkaktojnë ndryshimin e kuptimit të tyre, ndërsa këta të fundit nga pakujdesi i duhur mund të kenë lëshuar gabime teknike ose ndonjë fjalë apo pjesë të ajeteve kuranore.
Përfundim
Përveç tri përkthimeve të lartpërmendura të Kuranit në shqip, deri më tani i kemi edhe pesë përkthimet tjera, dy prej të cilave nga gjuha boshnjake. Një numër kaq i madh i përkthimeve të Kuranit, brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore, duke u marrë me për kthimin e tij edhe nga ata që nuk kanë përgatitje profesionale për këtë çështje ka qenë e paarsyeshme, dhe dëshmon qartë për nivelin e ultë të seriozitetit, përgjegjësisë dhe respektit të duhur ndaj librit të Zotit të madhërishëm.
Në anën tjetër një veprim i tillë ndikon negativisht te lexuesit, ngase përkthimi i një numri të konsiderueshëm të fjalëve ose ajeteve kuranore në variante të ndryshme shkakton te ata paqartësi dhe dilema.
Me qëllim të ndërprerjes së kësaj praktike të përkthimit të Kuranit, dhe të përgatitjes së një përkthimi institucional të tij, më korrekt, më të saktë, më cilësor dhe me më pak lëshime, do t' i kisha propozuar Bashkësisë Islame të Kosovës, që në bashkëpunim me atë të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, të formojnë një grup ekspertësh nga fushat e ndryshme, për ri përkthimin e Kuranit në shqip, i cili do të shërbente si version unik zyrtar.
Tre përkthyesit e lartpërmendur, për mundin e bërë të tyre dhe kontributin e çmuar të dhënë, Zoti i Madhërishëm i shpërbleftë me begatitë e Tij. Hasan
ef. Nahit dhe H. Sherif Ahmetit që kanë ndërruar jetë gabimet e lëshuara në përkthimet e tyre ua faltë dhe i mëshiroftë, ndërsa dr. Mehdiu që është gjallë, dashtë Zoti e bindet që ka gabime në përkthirnin e vet dhe ato i përmirësoftë.
(*) Ndalimi i hyrjës në namaz i dehur ka qenë në fillim, ndërsa më vonë ka zbritur ajeti në të cilin myslimanëve u ndalohet rreptësisht përdorimi i alkoolit.
Hajrullah Hoxha
DituriaIslame 312