Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET ka bërë prezantimin e dokumentarit “Promovimi i tolerancës ndërfetare në Kosovë”, ku u tha se në Kosovë ka bashkëjetesë fetare.
Përfaqësuesi i Rrjetit AVONET, njëherësh edhe drejtor, Kenan Gashi, tha se bashkësitë fetare janë kontribuueses që Kosova konsiderohet vend tolerant, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, në Kosovë bashkësitë fetarë janë bashkëpunues si në aspektin kombëtarë, por edhe atë ndërkombëtarë.
“Një bashkëpunim fetar ka bërë të kemi jetë në tolerance në Kosovë. Për ketë kanë kontribuar vetë bashkësitë fetare në Kosovë. Kontributi i tyre ka krijuar një atmosferë në shtrirjen e politikave dhe zhvillimin e projekteve në favor të vlerave të larta kombëtare. Në Kosovë bashkësitë fetarë janë bashkëpunues si në aspektin kombëtarë por edhe atë ndërkombëtarë. Institucionet e Kosovës kanë dhënë kontribut në komunikimin dhe atmosferë pozitive në bashkësitë fetare”, ka thënë Gashi.
Gazmend Hoxha, nga Policia e Kosovës nga rajoni i Ferizajt, tha se ka raste kur janë dëmtuar objekte të kulteve fetare, por kjo ka qenë për çështje materiale dhe jo për qëllime fetare, për urrejtje ndaj një feje tjerë.
Agim Rexhepi, përfaqësi i shoqatës Miqtë e Amerikës, tha se institucionet e Kosovës duhet të punon më shumë në këtë drejtim.
“Institucionet tona duhet të paraqesin këto lloj dokumentare më shumë nëpër shkolla që t’u shpaloset fëmijëve dhe të u tregohet që Kosova është shtet me tolerance të madhe fetare dhe se bashkëjetesa fetare na rrit neve si shtet”.
Rexhep Lushta, kryeiman i Bashkësisë Islame në Kosovë, tha se Kosova tradicionalisht me shekuj nuk ka pasur asnjëherë konflikt ndërfetar dhe rezultat i kësaj tolerance gjithmonë është fryt i mësimeve e prijësve fetar që i kanë përcjell tek brezi i tyre.
“Kosova tradicionalisht me shekuj nuk ka pasur asnjëherë konflikt ndërfetar dhe rezultat i kësaj tolerance gjithmonë është fryt i mësimeve e prijësve fetar që i kanë përcjell tek brezi i tyre. Tolerancës ndërfetare i kanë parapri hoxhallarët që kanë përgatit xhematin se atë se çka na mëson feja”.