Me rastin e 7 dhe 8 marsit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë dhe Medreseja "Alauddin" organizuan një program të larmishëm kulturo-artistik.
Të pranishëm ishin veteranë të arsimit, drejtorë të shkollave, mësimdhënës të shumtë e mysafirë të tjerë.
Programi kulturor i përgatitur nga disa shkolla të Prishtinës i dha sharmin e vet këtij programi. z. Salihaj, ndër të tjera, vuri në theks kontributin e vazhdueshëm të mësimdhënësve ndër vite. Ai shprehu admirimin e tij para kësaj kategorie të çmuar të shoqërisë. Kurse drejtori i Medresesë, z. Çunaku falënderoi të pranishmit, dhe theksoi se mësuesi është piedestali i të gjithë profesioneve, kurse nënat shqiptare ishin dhe janë shtyllë e rëndësishme e shoqërisë.
Në këtë takim u ndanë edhe shumë mirënjohje për veteranë të arsimit, mësimdhënës të dalluar, drejtorë të shquar etj. Poashtu këtu u ndanë mirënjohje dhe dhurata për tre vendet më të mira në Festivalin e Recituesve, që u mbajt në Medresenë Alauddin në Prishtinë.
Vendi i parë i takoi nxënëses Aurorë Aliu, vendi i dytë Kasim Gërbeshi (që të dy nxënës të Medresesë Alauddin), dhe vendi i tretë Erona Mulollit, nxënëse e Gjimnazit "Sami Frashëri" në Prishtinë.
Medreseja Alauddin për të gjithë mysafirët shtroi një drekë në restaurantin e shkollës.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1520497252.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1520497179.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1520497204.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1520497217.jpg[/img]