Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, mori pjesë në shënimin e 95-vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, që u mbajt në Tiranë
Në këtë ngjarje të rëndësishme mori pjesë presidenti i Shqipërisë z. Ilir Meta, kryetari i KMSH-së H. Skender Bruçaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj, përfaqësues të trupit diplomatik dhe të bashkësive fetare, klerikë, akademikë, profesorë, studiues, besimtarë etj.
Në këtë përvjetor jubile, presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta, i akordoi revistës “Zani i Naltë” titullin “Naim Frashëri” me motivacion “Në vlerësim të kontributit të saj të gjithanshëm në promovimin e dijes, historisë dhe besimit, duke u ofruar gjithë besimtarëve, krahas dijeve fetare, edhe mesazhe atdhedashurie, paqeje e mirëkuptimi në dobi të harmonisë dhe bashkëjetesës fetare mes shqiptarëve”, duke ia dorëzuar kreut të KMSH-së H. Skender Bruçaj.
Myftiu Tërnava pasi mori fjalën tha se themelimi i KMSH-së siguroi nevojat themelore të besimtarëve në Shqipëri, ngriti institucionet kryesore dhe botoi literaturë në shërbim të fesë dhe kombit.“Komuniteti Mysliman ka qenë një promovues i përhershëm i atdhedashurisë, arsimit, kulturës dhe harmonisë ndërfetare. KMSH-ja vazhdon misionin e saj në fisnikërimin dhe edukimin e shoqërisë me vlera të larta të së drejtës, të së moralshmes dhe të së bukurës”,- tha Myftiu Tërnava./bislame/
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1522391404.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1522391424.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1522391444.jpg[/img]