Kryhet umreja e tretë nën organizimin e BIK-ut

Grupi i tretë i umrexhive tanë, të cilët, nën organizimin e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, ishin nisur për në vendet e shenjta, Mekë dhe Medinë; më datë 09.04.2018, janë kthyer në Kosovë të gjithë shëndosh e mirë.

Ata gjatë qëndrimit në vendet e shenjta, së pari vizituan Medinën e Ndritshme, qytetin e Pejgamberit a.s., ku qëndruan 4 ditë rresht, pastaj vazhduan drejt Mekës së Bekuar për të kryer umren dhe atje qëndruan 7 ditë.
Gjate qëndrimit në Medinën e Pejgamberit a.s. ata vizituan Kodrën e Uhudit, Mesxhid Kibletejn-in, Mesxhid Kuba-në dhe shtatë xhamitë (seba mesaxhid). Po ashtu gjatë qëndrimit në Mekën e Bekuar vizituan: Arefatin, Kodrën e Mëshirës, Muzdelifen, xhemeratet, kodrën Thevr dhe kodrën Nur.
Udhëheqës i grupit të tretë të umrexhive ishte mr. Fitim Gashi nga Drejtoria e Haxhit dhe e Umres.

Vlen të theksohet se kësaj radhe në mesin e umrxhinjve kosovar ishin edhe njëmbëdhjetë umregjinj nga komuna e Gjakovës.