Të shtunën, më 05.05.2018, Departamenti i të Rinjve i BIK-ut për herë të pestë organizoi turnir në Fut -sall, me Këshillat e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.
Në këtë turnir morën pjesë ekipet nga KBI-Prishtinë, KBI-Obiliq, KBI-Ferizaj, KBI-Drenas, KBI-Vushtrri, KBI-Prizren, KBI-Klinë, KBI-Kamenicë, KBI-Pejë, KBI-Viti, KBI-Podujevë, KBI-Gjilan, Mitrovicë dhe KBI-Gjakovë i përfaqësuar nga Arsim Morina, Alban Doli, Gëzim Qela, Milazim Humaj, Selman Mekaj dhe Shpend Berisha.
Pas zhvillimit të ndeshjeve në një atmosferë shumë vëllazërore, vendi i parë i takoi KBI të Gjilanit, ndërsa vendi i dytë KBI të Klinës, dhe, ai i treti KBI të Vushtrrisë. Ndërsa golashënuesi më i mirë në këtë turnir u shpall Blerim Musliu nga KBI-Klinë.
Organizatorët e këtij turniri kishin paraparë edhe shpërblime për tre vendet e para, si dhe për golashënuesin më të mirë.
Shpërblimet ishin si në vijim:
Golashënuesi më i mirë: Top të Futbollit
Vendi i tretë: Medalje të bronzta dhe 80 euro.
Vendi i dytë: Medalje të argjendta dhe 100 euro.
Vendi i parë: Medalje të arta, Kupa e turneut dhe 120 euro.
Turniri filloi në ora 09:00, dhe u mbajt në fushën e sportit në Medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë. Ndeshjet i referoi Njazi Ukshini – profesor i Edukatës fizike.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1526024891.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1526024904.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1526024924.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1526024934.jpg[/img]