"Kundërshtimi dhe Parandalimi i Ekstremizmit të Dhunshëm"

Nën organizimin e Departamentit të Gruas të BIK dhe Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Ekstremizmit të Dhunshëm (ICSVE), dje më 7 maj u mbajt trajnim rreth temës: "Kundërshtimi dhe Parandalimi i Ekstremizmit të Dhunshëm"

Trajnimin e udhëhoqi Anne Speckhard profesoreshë e Psikologjisë në Universitetin e Georgatown dhe njëherit Drejtoresh e Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.
Pjesë e këtij trajnimi ishin Zyra për Marrëdhënie me jashtë në FSI, znj.Muzaqete Kosumi dhe Përfaqësueset e Degëve të Departamentit të Gruas nga të gjitha komunat.
Gjatë këtij trajnimi një ditorë u diskutua rreth mënyrës dhe përpjekjes së parandalimit të kësaj dukurie.
Në fund të trajnimit kjo Qendër ndau certifikata për pjesëmarrëset në këtë trajnim.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1525772295.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1525772306.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1525772322.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1525772333.jpg[/img]