Një ngjarje humane ka ndodhur dje në Xhaminë e Drenasit, ku familja Topalli nga Baica dhe familja Gjeli nga Likoshani të Drenasit kanë shtrirë njëra tjetrës dorën e pajtimit pikërisht në muajin e bekuar të Ramazanit.
Hoxhallarë të shumtë kanë qenë të pranishëm në këtë ngjarje të cilën përmes rrjetit social facebook e ka bërë të ditur, Hoxhë Fatmir Latifaj.
Postimi i plotë:
Tani sa ndodhi:
Sot me daten 20.05.’18
Pajtimi dhe falja në Xhaminë e Drenasit!
Hoxha Fatmir Latifaj me ekipën e pajtimit: Hoxha Xhevat Kryeziu, haxhi Rizah Zekollin, haxhi Vesel Xhemajlin, Ali Pasomen, Idriz Shtuticen dhe Ukë Ukaj arritën t’i pajtojnë Familjen Topalli nga Baica – Drenas, me familjen Gjeli nga Likoshani – Drenas!
Allahu na mundësoftë që t’i pajtojmë popullin Shqiptarë
Amiiiin.
Me respekt Hoxha Fatmir Latifaj