Shkollat në Kanada ndihmojnë nxënësit gjatë Ramazanit

Shumë nxënës muslimanë në New Brunswick të Kanadasë, përpiqen t’i ofrojnë dhe t’i ndihmojnë të rinjtë që agjërojnë Ramazanin dhe duken të lodhur në klasë.

Edhe të rinjtë musliman, qofshin në shkolla publike apo në universitete, po përpiqen të përshtaten me agjërimin, duke filluar ta kuptojnë rëndësinë e tij.

“Ju e ndjeni Ramazanin më shumë në Siri, sepse të gjithë njerëzit dinë për të”, thotë Hala Bakhash, nxënëse në Shkollën e Lartë Leo Hayes, e cila erdhi në Kanada dy vjet më parë. “Por këtu duhet ta shpjegoni më shumë.”

Me muslimanët, si pakicë më e madhe në shkollat e New Brunswick, Ramazani nuk veçohet si praktikë kombëtare që Hala e kujton më shumë si praktikë vetanake.

“Kjo më bën t’i ndiej ndjenjat e njerëzve”, thotë Hala për agjërimin. “Ka disa njerëz që nuk kanë ushqim të mjaftueshëm ose nuk kanë fare, kështu që më bën t’i kujtoj ata”.

Brad Sturgeon, drejtor në Shkollën e Lartë Leo Hayes, thotë është duke u shpërndarë një fletëpalosje që shpjegon për Ramazanin dhe çfarë ndikimi mund të ketë agjërimi në aftësinë e nxënësve që të jenë më të përqendruar në klasë, të marrin pjesë në aktivitete jashtëshkollore ose në klasa të edukimit fizik.

Ai tha se një fletëpalosje e tillë përreth tri vite shpërndahet në 69 shkolla të rrethit.

"Gati se është bërë pjesë e pashmangshme e vitit shkollor. Fletëpalosjet informative shpërndahen dhe të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë. Ne e dimë se në këtë marrin pjesë studentët. Duket si një pjesë e kulturës dhe strukturës së shkollës, "thotë ai.

Përmes fletëpalosjes mësuesit informohen se nxënësit mund të kenë nevojë të justifikohen nga orët e edukimit fizik ose aktivitetet jashtëshkollore.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip