Banorët e Medinës shfrytëzojnë muajin e shenjtë të Ramazanit për të mirëpritur dhe shprehur mikpritjen e tyre për besimtarët në Xhaminë e Pejgamberit a.s. (Al-Masxhid An-Nabawi).
Tubimet e iftarit, si këto, bashkojnë banorët e Medinës për t’u shoqëruar dhe sfiduar njëri-tjetrin në kryerjen e veprave të mira.
Agjencia saudite e lajmeve, përmes fotove, pasqyron frymën e Ramazanit në xhaminë e Pejgamberit a.s., me banorët e Medinës që nxitojnë për të shërbyer besimtarët me iftar të përgatitur nga kuzhinat më të mira lokale.
Një ekip i dedikuar për shërbye të iftarit ka dhënë një udhëzues për ata që duan të shërbejnë ushqim. Shërbyesit janë të licencuar për ta bërë këtë dhe janë plotësisht përgjegjës për cilësinë e ushqimit. Çdo shkelje do të rezultojë në anulimin e licencës dhe dhënie të mundësisë një kompanie tjetër.
Ushqimi i iftarit gjatë Ramazanit përfshin çaj, kafe, kos, bukë, oriz, mish, fruta dhe lëngje.
Ushqimi shërbehet në zonat e pjesëve të jashtme të xhamisë, të destinuara për agjëruesit ku mund të relaksohen dhe të shijojnë ushqimet e tyre.
Iftaret përgatiten menjëherë pas namazit të ikindisë, ndërsa organizatorët hyjnë në xhami nga portat speciale të caktuara për kryerjen e detyrave të tilla.
Inspektorët e ushqimit sigurojnë që asgjë përveç ushqimit të lejuar të mos u shërbehet besimtarëve.
Në namazin e akshamit, përgatiten ushqimet dhe para se të falet namazi, ushqimet shpërndahen për të siguruar hapësirë që besimtarët të falen.