Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim ef. Tërnava qëndroi në Gjakovë ku vizitoi fabrikën “Comodita home” dhe u prit nga stafi i saj me në krye drejtori gjeneral i kësaj kompanie Ismet Bojku të cilët njohën myftiun Tërnava përkitazi me prodhimet e kësaj ndërrmarrjeje.
Nga ana e tij myftiu Tërnava i falenderoi nikoqirin për pritje përgëzoi për punën dhe çmoi angazhimin e kësaj kompanie dhe po jep një imazh të mirë për Kosovën dhe ka punësuar shumë njerëz të cilët kujdesen për familjet e tyre, dhe i inkurajoi të vazhdojnë me prodhim sepse ndihmon ekonominë e Kosovës. Ai poashtu tha se besimtari i mirë, bisnesmeni e tregtari i mirë ia sheh hajrin familja dhe vendi, dhe i pasuri i ndihmon të varfërin sepse është i motivuar nga feja dhe u lut që Zoti të iu ndihmojë në këtë veprimtari.
Nga ana e tij drejtori gjeneral i kësaj kompanie Ismet Bojku falenderoi myftiun për vizitën dhe tha se “Comodita Home” është distributor ekskluziv për brendet e njohura botërore si: Pierre Cardin dhe Taç nga të cilat mundë të gjeni: çarçaf, jastek,jorgan, mantelbanoje dhe është prodhuesi më i madhe i dyshekëve në Kosovë dhe rajon.
Brendet kryesore që e karakterizonë kompaninë janë: Comodita Line, Comodita Kitchen, Comodita Aksesorie si dhe në dyqanet e tyre mund të gjenden produktet e shumë brendeve të mirënjohura, siç janë: TAC, Pierre Cardin, Scandinavia, e shumë brende tjera./bislame/
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1528274788.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1528274809.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1528274851.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1528274836.jpg[/img]