Bëhet promovimi i katër librave universitar nga FSI

Në sallën e konferencave të Fakultetit të Studimeve Islame u bë promovimi i katër librave universitar, të botuara nga ky institucion.

Në këtë ceremoni, përveç dekanatit të Fakultetit, prof. dr. Fahrush Rexhepi mori pjesë edhe myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim ef. Tërnava, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, studiues,dashamirë të librit dhe kulturës në përgjithësi etj.
Pas leximit të një pjese nga Kurani Famëlartë, një fjalë përshëndetëse pati dekani i Fakultetit, prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi, i cili fillimisht falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre. Në vazhdim, dekani foli për rëndësinë e fjalës së shkruar dhe se ajeti i parë që i ka zbritur Muhamedit a.s. është ‘Lexo”, e më pas foli për përmbajtjen e librave të botuara nga FSI, duke potencuar se këto tekste universitare do t’ju shërbejnë studentëve për thellimin e njohurive të tyre në shkencat islame.
Ndërsa në fjalën e tij myftiu Naim ef. Tërnava përgëzoi dekanin Rexhepi dhe autorët e librave për botimin e këtyre librave duke theksuar se tanimë këto libra janë në duart e studentëve dhe studiuesve dhe janë shembull më i mirë për studentët tanë.
Pas përfundimit të fjalëve përshëndetëse fjala ju dha katër referuesve të katër librave të botuara.
1. Dr. Xhabir Hamiti referoi për librin “Personalitetet në Kuranin famëlartë”, të autorit: prof. asoc.dr. Lulzim Esati
2. Myftiu mr.Naim ef. Tërnava referoi për librin “Ndikimi i besimit në sjelljet e muslimanit” të autorit prof.ass.dr. Zija Abdullahu
3. Prof. ass. dr. Hysen Matoshi për librin “Reflektim mendimesh në Da’ve” të autorit: prof. mr. Rexhep Suma, si dhe
4. Prof. asoc. Dr. Nazmi Maliqi referoi për librin “Dialogu ndërfetar udhëzues për muslimanët” të përkthyer nga mr. Besa Ismajli.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1528362649.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1528362659.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1528362672.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/untitled_1528368469.jpg[/img]