Besimtarët e parë nga Kosova arrijnë shëndoshë e mirë në Mekë

Mbrëmë është nisur grupi i parë i besimtarëve nga Kosova të cilët do e kryejnë Haxhin. Ata kanë arritur shëndoshë e mirë sot në orët e para të mëngjesit në Meke.

Përfaqësuesit nga drejtoria e Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës kanë dalë në pritje të besimtarëve dhe kanë filluar menjëherë akomodimin e tyre në hotel.

Bashkësia Islame e Kosovës njofton besimtarët tjerë se fluturimet tjera do të bëhen sipas orarit të paraparë./bislame/

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1-(2)_1533850059.jpg[/img]