Nisen besimtarët e parë kosovarë për në Haxh
Mbrëmë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë është nisur aeroplani i parë me besimtarë nga Kosova drejt vendeve të shenjta, Mekë dhe Medinë, për të kryer obligimin e Haxhit.
Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës ka kryer të gjitha përgatitjet e duhura për udhëtimin e besimtarëve drejt vendeve të shenjta.
Ditëve në vazhdim pritet të udhëtojnë edhe besimtarët tjerë nga Kosova, e që këtë vit janë gjithsej 1083 besimtarët që pritet ta kryejnë Haxhin, prej tyre 713 meshkuj dhe 370 femra.
Artikulli radhës