Nevoja dhe dijetari

Në vitin 98 hixhri, Halifeja Sulejman bin Abdulmelik shkoi në Medine dhe pyeti njerëzit që takoi aty:

- A ka njeri këtu që ka marrë mësime nga sahabet e Resulullahut a.s.?
- Ka. Ai është Ebu Hazimi

Halifeja shkoi te Ebu Hazimi dhe ia bëri këto pyetje:

- Cili është ibadeti më i mirë?
- Të bësh farzet dhe të ruhesh nga harami.
- Cila është sadakaja më e pranuar?
- Ajo që jepet me dëshirë kur ke pak mall.
- Cila është fjala e drejtë?
- T’i tregosh gabimin atij që ka bërë gabim, megjithëse ai mund të jetë i fuqishëm.
- Kush quhet njeri i mençur?
- Ai që bën vetë punë të mira dhe këshillon të tjerët të bëjnë punë të mira.
- Kush quhet i pa ditur?
- Ata që vlerësojnë këtë botë më shumë se Ahiretin.
- Ke të drejtë o Ebu Hazim. A ke ndonjë këshillë për të më dhënë mua?
- Këshillohu me dijetarët mysliman, sillu me drejtësi me të gjithë popullin dhe mos merr asnjë mendim të padrejtë.
- Më thuaj çfarë nevoje dhe çfarë dëshire ke?
- Më shpëto nga Xhehennemi dhe më shpëto në Xhennet.
- Unë nuk kam mundësi ta bëj një gjë të tillë!
- Epo unë nuk kam nevojë tjetër përveç kësaj, ia ktheu Ebu Hazimi.