Zgjuarsia e Ebu Hanifes

Imam Azami ishte shumë i zgjuar dhe kishte një mendjemprehtësi që u gjente zgjidhje praktike çështjeve. Si shembull për këtë, transmetohet një ngjarje e rëndësishme.

Kur dikush po ndërronte jetë, Imam Azamin e caktoi kujdestar. Imami shkoi te kadiu i asaj kohe, Shubremeja, i tregoi për situatën dhe i kërkoi që t’ia aprovonte kujdestarinë.
Atij i tha: “Kur ai ndërroi jetë, unë nuk gjendesha aty. Këta dy veta janë dëshmitarë se filan person më ka caktuar kujdestar.”
Nisur nga kjo, Shubrumeja e pyeti Ebu Hanifen: “A mund të betohesh se këta dy veta po dëshmojnë të vërtetën?”
Imam Azami iu përgjigj: “Unë nuk kam qenë aty... Andaj nuk më takon të betohem.”
Kur Shubrumeja i tha: “Në këtë çështje krahasimi yt është i gabuar”, Ebu Hanifja ia ktheu: “Si është e mundur? Nëse një të verbri ia ndajnë kokën përgjysmë dhe nëse dy dëshmitarë dëshmojnë se kush ia çau kokën, a mundet që i verbri të betohet se ata po dëshmojnë të vërtetën? Ju po më kërkoni të betohem për diçka që nuk e kam parë!”
Shubrumeja nuk gjeti dot fjalë për të thënë. Andaj gjykoi për aprovimin e kujdestarisë dhe e miratoi.


Artikulli i kaluar
Nevoja dhe dijetari
Artikulli radhës
I pasuri dhe i varfëri