Kthehet grupi i parë i haxhive kosovarë

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë dje kanë arritur dy grupet e para të haxhive të Kosovës, të cilët sivjet kryen Haxhin në Mekë.

Në pritje të haxhive përpos përfaqësuesëve të Kryesisë së Bashkësisë Islame kishin dalë edhe një numër i madh i qytetarëve, kryesisht familjarë të haxhive.

Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, informon se grupet tjera të haxhive tanë do të arrijnë sipas orarit të paraparë të fluturimeve.

Këtë vit nga Kosova, Haxhin e kryen 1083 besimtarë.