Me sukses të plotë përfundon projekti i prerjes së kurbanave për sivjet, së shpejti pritet shpërndarja e mishit
Në organizimin dhe mbikëqyrje të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, është bërë prerja e kurbaneve që janë porositur nga besimtarët e vendit dhe ata nga diaspora.
Në fillim të zbatimit të këtij procesi, i cili sipas Sheriatit është ibadet, është bërë nijeti dhe duaja nga sekretari i përgjithshëm i BIRK-ut, Resul ef. Rexhepi. Thertorja në Hungari ku janë prerë kurbanet i ka i plotësuar të gjitha standardet e BE-së dhe njëkohësisht është e pajisur me licencën “Hallall”. Kafshët që janë prerë kurban janë të pajisura me certifikatë të nevojshme nga veterinari dhe janw prerë nën mbikëqyrjen e teknologëve të ushqimit.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/prerjakurban18_1535539144.jpg[/img]
Sivjet nga Kryesia e BIRK-ut janë prerë kurban 1231 krerë lopë (ose 8617 porosi nga besimtarët tanë). Mishi i kurbaneve është përgatitur, paketuar dhe së shpejti do të shpërndahet institucioneve të BIRK-ut – medreseve, pastaj institucioneve terja publike si dhe nevojtarëve./bislame/